E qeshura është e rëndësishme për një  jetë të mirë. Ajo çliron tensionin, ul stresin, të bën të ndihesh më i qetë e rrit nivelin e lumturisë. Ja tek janë disa ide për të sjellë më shumë të qeshura në jetën tënde.

Kontakto një mik të vjetër

Të takosh një shok që ke kohë pa e parë, patjetër që do të bëj të qeshësh, sepse do të filloni të flisni mbi kujtimet tuaja të preferuara. Do të kujtohen shakatë, historitë e këndshme që keni kaluar dhe ngjarjet e rëndësishme që kanë shënjuar jetën tënde. Një prekje nga e shkuara mund të të rinojë e të ripërtërijë sensin tënd të humorit.

Humori në jetën tënde të përditshme

E qeshura mund të gjendet në vendet më zakonshme; ndonjëherë edhe ajo që është e rëndomtë mund të jetë shumë për të qeshur. Në cilat pjesë të jetës tënde ti mund të gjesh pak humor? Shiko nëse ka diçka të këndshme që mund të të sjellë humorin, diçka që mund ta ndash me ata që punon gjatë ditës, me një fqinj, apo me një shok që e takon vazhdimisht.

Shiko filmin  e preferuar komedi

Asgjë nuk të ngre humorin më shumë se një komedi e këndshme,  apo një program i preferuar që të pëlqen ta ndjekësh.  Nuk është e thënë që të jetë me një mesazh të thellë apo të provokojë të menduarin, zgjidh thjesht diçka që do të bëj të qeshësh.  Efektet mund të zgjasin deri në ditën që pason.

Luaj me fëmijët

Fëmijët janë të shkujdesur, të lirë e të lumtur.  Teksa kalon kohë me ta, kujtohu për veten tënde kur ishe i vogël. Luaj me fëmijët e tu, me fëmijët e miqve të tu të ngushtë, e  do të shohësh se do të nisësh të qeshësh njësoj si kur ke qenë vetë fëmijë.

Fto miqtë për të kaluar të gjithë një natë së bashku.

Nuk je asnjëherë aq i vjetër sa të mos kalosh një mbrëmje bashkë me miqtë e tu. Pavarësisht nëse fton një apo dhjetë prej miqve të tu, sigurohu që do të jetë një mbrëmje e këndshme me filma, kokoshka dhe ku do të ndiheni  ndryshe. E qeshura vjen sa herë që miqtë mblidhen bashkë në një shtëpi.  Kur të jepet mundësia që të lidhesh sërish ngushtë me miqtë, kjo do të bëjë që të buzëqeshësh ditë me radhë.

T’u mësosh fëmijëve se ç’është respekti
Mbaj larg gripin!

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>