Një ndër studimet e bëra kohët e fundit , ka zbuluar se 87 %  e punonjësve , nuk ndihen të lidhur me punët e tyre.  Mesatarisht 1 në 2 punëtorë, ndihen krejtësisht të shteruar nga puna që bëjnë. Nuk ekziston vetëm një kurë që të shërojë të gjitha llojet e shterimit të energjive. Le të shohim se cilat janë strategjitë më të mira me anë të cilave mund të përballesh, të trajtosh dhe parandalosh shterimin e energjive.

  1. Gjej se çfarë është ajo gjë që të lodh kaq shumë

Shoqata për  Shkencën Psikologjike ka gjetur se shterimi i energjive vjen në tre forma të ndryshme,e secila prej tyre ka nevojë për zgjidhje të ndryshme.  Energjitë tona mund të shterojnë kur ndihemi të mbingarkuar, kur ndjejmë se nuk po zhvillohemi aq sa duhet, ose kur neglizhojmë punët që duhen bërë.

  1. Fillo të shkurtosh gjërat dhe të thuash “jo”

Sa herë që thua po, duhet të dish se po i shton diçka tjetër  ditës tënde. Kjo do të thotë se do të  shpenzosh më shumë energji nga vetja dhe nga krijimtaria jote. Fillo të thuash jo.  Nëse ke shumë ide, fillo të vësh në jetë disa prej tyre dhe lëri të tjerat në një dosje për t’i punuar më vonë.  Nëse vuan nga mbingarkesa , fillo të vendosësh qartë oraret kur do të punosh. Vendosu t’u përgjigjesh e-maileve në kohë të caktuar. Fike telefonin, ose lëre diku ku nuk e sheh.  Do ta shohësh se nuk do të përmbyset bota.

  1. Lër hapësirë për të kaluar një kohë kur nuk bën asgjë

Për të larguar presionin,  vendos që gjatë ditës tënde të kesh kohë të caktuar ku nuk do të bësh asgjë.  Kjo do të ndihmojë të ndjesh më shumë mirëqenie.  Mund të nisësh duke qëndruar vetëm në qetësi, apo të bësh pak gjumë,  ose një ecje. Merr një kohë të veçantë e të qëllimshme, për t’u ndalur pak, e për t’u larguar nga ekranet, teknologjia dhe format e tjera të komunikimit. Mos harro se vetëm 20 minuta gjumë mund të ndihmojnë për t’u rikuperuar.

  1. Mos u bëj perfeksionit, por ji i arsyeshëm.

Të përpiqesh që të të shtrydhësh nga vetja jote çdo pikë të produktivitetit,  çon në shterimin e energjive të tua. Është mirë që t’i vendosësh vetes tënde kufij. Nëse vazhdon që të sakrifikosh shëndetin tënd, mirëqenien tënde, marrëdhëniet e tua,  sepse kërkon të arrish standarde të pamundura, kjo do të çojë drejt sjelljeve të rrezikshme.  Madje kështu mund të përjetosh edhe zvarritjen e projekteve të tua.

  1. Ndaji projektet në copëza më të vogla

Nëse kërkon që ta përfundosh një detyrë menjëherë, kjo mund të të shterojë energjitë.  Ta ndash projektin tënd në disa pjesë, duke vendosur limite kohore për secilën pjesëz, kjo do të thotë se do ta plotësosh atë në mënyrë shumë më të thjeshtë dhe shumë më të shëndetshme.

Metabolizmi dhe humbja e peshës
Varësitë

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>