kRASH WEB aRTISTETShpesh herë jemi të pasigurt në lidhje me besimin. Këto 7 këngë do t’ju  inkurajojnë të merrni  guxim dhe të keni besim tek Perëndia, në punë, në shkollë, në lagjen tuaj apo kudo tjetër. Pasi të keni dëgjuar të vërtetën e asaj që Perëndia ka bërë për ju dhe të kuptoni  se sa të dëshpëruar janë njerëzit rreth jush, se kanë nevojë për dashurinë e tij dhe shpresë për jetën e përjetshme, ju mund të ndani dashurinë e Perëndisë me vendosmëri. Lejoni  këto këngë të luftojnë për ngritjen e besimin tuaj.

1. Guilty- Newsboys

Kjo këngë është kolona zanore në filmin God’s Not Dead 2. Kënga do të  inkurajojë dhe frymëzojë  shumë të rinj që të mos shqetësohen për çka mendojnë te tjerët për ta, por të besojnë atë që ata e dinë dhe me guxim ata ta ndajnë kudo të vërtetën.

2. Sold Out -Hawk Nelson

Kur shumica e njerëzve në botën tonë rendin pas shumë gjërave të cilat nuk zgjasin, kjo këngë na  inkurajon që të gjitha kënaqësitë e kësaj bote një ditë nuk do të kenë më vlerë. Beteja juaj më e madhe tashmë është fituar, ju nuk jemi duke jetuar për veten tuaj, ju po jetoni bashkë me Krishtin.

3. Shake-MercyMe

Kjo këngë mund t’ju ndihmoj të ecni dhe të rriteni në besim. Shake frymëzon transformim dhe ju inkurajon të jetoni ashtu siç fjala na thotë. Ndërsa ju e dëgjoni këtë këngë edhe mund të kërceni.

4. When The Saints-Sara Groves

Kjo këngë është për te gjithë  ata që kanë luftuar beteja të ndryshme në jetën e tyre dhe ata që kanë fituar betejën.  Inkurajoni njeri-tjetrin  për të qëndruar të fortë në ndarjen e besimit edhe kur jemi të lodhur.

5. World Changers- Audio Adrenaline

Ajo që është e thyer mund të shpengohet. Për breza të tërë është dhënë ky mesazh, për të ndryshuar botën. Kjo na jep inkurajim për të vazhduar dhe për tw ecur përpara për të realizuar të gjitha ato që Perëndia ka bërë. Ne duhet të jemi bërës të fjalës dhe jo vetëm dëgjues. Pasi kemi përjetuar ndryshim në jetën tonë, nuk do të mbajmë gojën tonë mbyllur për ungjillin.

6. Here For A Reason-Ashes Remain

Kjo këngë është shpesh një sfidë për të na kujtuar pse jemi këtu në këtë botë. Përditshmëria jonë ndonjëherë na bën të harrojmë atë që jemi thirrur te bëjmë. Ashes me këtë këngë na inkurajon se ne jemi këtu për një arsye, për të kujtuar se edhe në kohë të vështira, duhet te bëjmë atë qe jemi thirrur të bëjmë.

7. Dive – Disciple

Ky version akustik i Disciple ofron forca të ripërtërira dhe shpresë. Disciple të inkurajon që të fluturosh lart edhe kur krahët i ke të thyer. Besoni atë që Perëndia mund të bëj për ju nëse bindeni. Ai do t’iu jap kurajë që të qëndroni të fortë në besimin tuaj.

Fituesit e edicionit të 58 të çmimeve Grammy
Sepse Ai Jeton

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>