“My Highest Hope”

TI je

Shpresa ime më e lartë

DarleneZschech1Drejtuesja e adhurimit Darlene Zschech rikthehet me një këngë të re që nga koha kur u diagnostikua me kancer vitin e kaluar. Kënga, ‘Shpresa ime më e lartë’ është një baladë adhurimi e shkruar gjatë periudhës së rikuperimit. Ajo tregon për domethënien e kësaj kënge: “Të shkruaja këngën ‘Shpresa ime më e lartë’ ndërsa isha duke ecur në një betejë për jetë a vdekje ishte me të vërtetë një privilegj i madh, sepse mund të mbahesha tek Jezusi. Të jem e sinqertë nuk e di se si njerëzit mund të ecin përmes sfidave më të vështira pa të. Unë isha e vetëdijshme në çdo moment, nga një herë në çdo frymëmarrje, në periudhat më të këqija gjatë kimios, rezonancave, aty je vetëm dhe lutesh që çdo gjë të shkoj mire. Unë mund të mbahesha tek Jezusi, mund të flisja fjalët e tij për mua, dhe gjithë premtimet e tij. Tek Nahumi 1:9 ku thuhet: ‘Fatkeqësia nuk do të ndodhë dy herë.’ Tek Psalmi 91 thuhet se ‘Do ta ngop me jetë të gjatë’.

Gjithmonë e kam dashur fjalën e Perëndisë dhe praninë e Jezusit por këtë vit as që e kam idenë se si mund t’ia dilja pa Jezusin. Ti lutesh që të jesh e patundur në besim, por në ato momente unë kisha nevojë për besim. Kisha nevojë që të isha e rrethuar me besim, kisha nevojë të isha në kishë, të qëndroja pranë miqve të mbushur me besim. Nuk mund të duroja asnjë pranë meje që ishte negativ apo që do donin të vinin në dukje shqetësimet e tyre për mua. Nëse unë mund të frymëzoj ndokënd sot, do t’i thoja, qëndroni në besim, mos lejo që rrethanat e tua të përcaktojnë se sa i fortë do të jetë besimi yt. Bibla thotë se kur jemi të dobët atëherë jemi të fortë dhe ndodh vetëm kur jemi në të. Sepse në të ne jetojmë, lëvizim dhe jemi.”

 

I lutem Zotit të ringjallur

Shpresa ime më e lartë

Të besoj ty jetën time

Zot mbi çdo frikë

Dashuria jote më mban

Dashuria me mban

Fitimtar
Energji për stërvitje

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>