Mënyra më e mirë për të shprehur dashurinë vjen pasi të kesh njohur gjuhën e dashurisë së partnerit. Nëse partneri yt vlerëson prekjen fizike, shtrëngoji duart. Thuaji “të dua” dhe bëj komplimente shpesh nëse e ndjen dashurinë nëpërmjet fjalëve. Por nëse partneri yt e kupton dashurinë duke e ndihmuar, atëherë pastroje ti kuzhinën që të mos e bëj ai/ajo. Jepi lule apo dhurata të tjera nëse ai/ajo e ndjejnë dashurinë nëpërmjet dhuratave. Duke vazhduar më poshtë do të gjeni akoma më shumë këshilla.

 

  1. Njih nevojat e partnerit tënd.

Ti mund ta shprehësh dashurinë nëpërmjet dhuratave por mënyra se si partneri yt e kupton dashurinë është përmes prekjes. Prandaj duhet të “hapësh sytë” dhe të kuptosh se partneri mund të mos e kuptojmë mënyrën se si ju e shprehni dashurinë. Zbuloni mënyrën që ai/ajo e kupton dashurinë dhe  kështu do ta shprehësh në mënyrën e duhur. Për ta zbuluar provo mënyra të ndryshme dhe shiko se ndaj cilës reagon më shumë partneri. Mënyrat e ndryshme të të shprehurit dhe kuptuarit të dashurisë Gary Chapman i ka emëruar “gjuhët e dashurisë”. Këto gjuhë të dashurisë janë:

Fjalët përgëzuese: komplimente apo fraza si “të dua”.

Koha cilësore: t’i japësh vëmendje të pandarë partnerit

Dhurata: simbole të dashurisë si lule, bizhuteri etj.

Shërbimi: punët e shtëpisë

Prekja fizike: mbajtja e duarve.

  1. Shprehe  dashurinë me fjalë

Thuaji partnerit se e do. Thuaji se sot të duket më i/e bukur. Partneri nuk ka se si të ta lexoj mendjen, kështu që thuaja se çfarë ndien. Thuaja vlerat që sheh te ai/ajo. Nëse e ke më të lehtë që t’i shkruash se sa t’i thuash ndjenjat, shkruaji letra partnerit tënd.  Ose leri një shënim për ti treguar se mendon dhe përkujdesesh për të.

  1. Trego përkujdesje

 Përkujdesja e shpreh dashurinë në një mënyrë që fjalët nuk e bëjnë dot. Kur të jesh me partnerin/en tënd, përkujdesu dhe tregoje dashurinë përmes prekjes. Preki flokët, mbaji dorën, dhe përqafoje. Prekja fizike krijon më shumë intimitet. Gjithashtu mos harro se disa njerëz e pëlqejnë më shumë përkujdesjen se sa të tjerët, nëse partneri/ja yt futet në këtë grup, mos e kurse përkujdesjen.

  1. Kaloni kohë të vetëm

Në jetën e përditshme mund të jesh shumë i zënë me punë, fëmijë, kafshë shtëpiake, miq etj. Por sigurohu që të kalosh kohë vetëm me partnerin. Mund të lësh fëmijët te prindërit në mënyrë që të kaloni më shumë kohë së bashku. E kur të jeni bashkë përqendrohu te partneri dhe flisni për gjëra të rëndësishme për të dy ju, dhe jo për gjërat që keni për të bërë, fëmijët apo paratë.   Kjo kohë nuk ka përse të jetë domosdoshmërish romantike, mund të jetë thjesht argëtuese. Kështu që gjeni diçka që do t’ju bëj të dy të qeshni dhe shijoni kohën së bashku.

  1. Shprehe falenderimin

Tregoji dashurinë partnerit duke i përmendur gjërat që ai/ajo bën për ty dhe që ti i vlerëson shumë, si p.sh (kur ai/ajo merr fëmijët nga shkolla, bën pazarin etj.) Gjithashtu shprehe mirënjohjen për cilësitë që admiron te partneri/ja si dashuria, përkujdesja dhe bujaria. Këto falenderime më mirë shprehi me fjalë dhe jo me shënime. Po ashtu edhe dhuratat e shprehin mirënjohjen, ndaj dhuroni lule ose përgatisni një vakt të veçantë apo diçka tjetër që juve ju duket interesante.

  1. Ji i sjellshëm

Duke qenë i sjellshëm i dëshmon partnerit tënd që po investon në dashurinë tuaj. Ata që e shohin mirësjelljen si një muskul që duhet stërvitur, bëjnë më shumë gjeste të bukura se sa ata që e mendojnë mirësjelljen si një tipar fiks. Nëse partneri ka nevojë për diçka edhe pse mund të jesh i/e lodhur, i shpërqendruar, apo i hutuar, mos e neglizho atë. Shko te ai/ajo dhe kushtoji vëmendje.

  1. Ndaje gëzimin

Gëzohu bashkë me të kur partneri ka lajme të mira për veten. Gjithashtu, ji aty për të kur partneri/ja po kalon situata të vështira. Ata që e bëjnë këtë gjë qërojnë më shumë bashkë, sipas statistikave. Trego që e mbështet partnerin tënd duke i dhuruar gjithë vëmendjen kur është duke ndarë një lajm.

Si na ndihmon mësimi i gjuhës amtare?
Lojërat e edukojnë një fëmijë

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>