Lexo: Psalmi 33:13-15, 20-22

Brixhildës dhe Avës po i merrej fryma kur më në fund arritën në majën e një kodre të thepisur shkëmbore. “Uau! Mund të shikosh shumë gjëra nga këtu lart!” klithi Brixhilda. Ajo i buzëqeshi kushërirës së saj. Më pas tregoi me gisht luginën poshtë. “Shikoje pak Bredin,” tha ajo. “Ai thuajse i ka mbledhur lopët në vathë.”

Duke parë poshtë, vajzat vunë re vëllanë e Avës që po mblidhte lopët për ‘i futur brenda gardhit. Papritur Ava gulçoi. “Koko u largua!” thirri ajo, duke treguar me gisht një qen që po vraponte drejt kafshëve. “Nuk mendoj se Bredi po e sheh, dhe ai është nisur drejt lopëve!” Ava dhe Brixhilda tundën duart dhe thirrën me zë të lartë, duke u përpjekur të tërhiqnin vëmendjen e Bredit, por nuk funksionoi. Koko e arriti bagëtinë duke lehu si i tërbuar, dhe lopët u shpërndanë. Bredi duhet t’i mblidhte sërish.

Kur vajzat e zbritën kodrën, darka ishte gati. “Unë dhe Brixhilda ishim në kodër sot dhe prej andej mund të shihnim të gjithë fermën,” i tha Ava vëllait, ndërsa u ulën për të ngrënë. “E pamë kur Koko doli jashtë dhe bërtitëm duke bërë me dorë. Por ti ishe shumë larg për të na parë.”

“Ju pashë,” pranoi Bredi duke psherëtirë, “por kuptova që nëse nuk do t’i mbaja sytë tek lopët, a

to do të shpërndaheshin sërish. Tani e di që duhet t’ju kisha kushtuar rëndësi. Ju e dinit se çfarë do të ndodhte.”

Babai buzëqeshi. “Ky është një ilustrim mjaft i mirë që tregon se si Perëndia e sheh të gjithë jetën tonë, ashtu si vajzat mundën të shihnin të gjithë fermën,” tha ai. “Perëndia na do dhe e di se çfarë do të ndodhë. Ne duhet t’i besojmë Atij.” Nëna pohoi me kokë. “Po, dhe shpesh harrojmë që duhet t’i besojmë si në ditët e zakonshme edhe në ditët e vështira,” tha ajo.

“T’i besojmë Atij në ditët e zakonshme?” pyeti Bredi. “Çfarë do të thuash me këtë?”

“Po ja, kur diçka shkon me të vërtetë keq, ne lutemi dhe kërkojmë ndihmë,” tha babai, “por Perëndia dëshiron të bisedojmë me Të dhe të kërkojmë çdo ditë drejtimin e Tij. Kështu… çfarë ndihme mendon se do të mund të kërkoje në një ditë të zakonshme?”

“Ëëë… ndihmë për të studiuar,” sugjeroi Ava. “Po. Ose ndihmë për të zgjedhur një libër që mund të rekomandojmë,” tha Bredi.

“Ose…” Brixhilda qëndroi e menduar. “Ose ndihmë për të pasur durim mjaftueshëm për t’i ndarë ungjillin një miku.” “Ide të mira.” Babai pohoi me kokë. “Le t’i kërkojmë ndihmë Perëndisë dhe më pas të sigurohemi që jemi të vëmendshëm dhe t’i besojmë Atij mjaftueshëm për të bërë çfarëdo që Ai kërkon prej nesh.”

A ishte dita e sotme një ditë e zakonshme dhe normale për ty? Një ditë pa probleme të mëdha dhe pa ndonjë ndodhi të pazakontë? U kujtove që ende ke nevojë për Perëndinë? U lute dhe meditove mbi mënyrën se si Perëndia dëshiron që ta jetosh jetën tënde çdo ditë, apo i more për të mirëqena gjërat e zakonshme? Ji mirënjohës për to dhe mos harro t’i kërkosh Perëndisë të të drejtojë në jetën tënde të përditshme, si në ditët e zakonshme edhe në ato të vështira.

Mbaje gjithmonë premtimin tënd!

Pa parë pas
Premtimi është premtim

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>