Lexo:Mateu 25:19-23; Romakët 12:9-15

Preparing a healthy meal

Toni thirri ndërsa vendosi mbi tryezë menynë e tij. “Një sanduiç me mish për mua! Me shumë keçap!” Në rregull, babi? Babi qeshi dhe tundi kokën në shenjë pohimi. Një vajzë e re e buzëqeshur u afrua te tavolina.  Ajo tha “ Emri im është Alda dhe do të  jem shërbyesja juaj për sot.” Ajo i buzëqeshi Tonit. “ Dëgjova se dëshiroje një sanduiç me mish”. Ajo pyeti të tjerët, “A janë të gjithë gati për të porositur? “ Të gjithë ishin gati, kështu që Alda, shënoi secilën nga porositë e tyre dhe shumë shpejt u solli atyre një tabaka të mbushur me pjata me ushqime,  që nxirrnin avull. Alda u largua drejt kuzhinës, pasi solli ëmbëlsirën e tyre. Më vonë Bora pyeti “ Përse quhen shërbyese këto vajza?”

Toni u përgjigj “ Sepse ato të  presin, në mënyrë që të shërbejnë ushqimin.” Nëna e tyre qeshi. “ Në fakt, të presësh ndonjëherë do të thotë të shërbesh. Kjo është ajo çfarë bëjnë shërbyesit dhe shërbyeset.  Ato u shërbejnë klientëve që kanë ardhur për të ngrënë.”  Bora tha “Kam mësuar në bibël, një varg që thotë  “ Prit për Zotin.” Toni e ndërpreu “ Të presësh për Zotin?  Ne nuk mund t’i shërbejmë ushqime Atij” . Bora thirri “ Jo ushqime, mos u çmende?! Por, ne mund t’i shërbejmë atij në mënyra të tjera.”

Babai tundi kokën. Ai shpjegoi “ Zakonisht, të presësh për Zotin do të thotë të jesh i duruar dhe t’i besosh Perëndisë. Por unë jam i sigurt se ai kënaqet edhe kur ne i japim një tjetër kuptim këtij vargu gjithashtu.” Babai  mori faturën në dorë dhe tha “ Ashtu siç ti the Toni, ne nuk mund t’i shërbejmë Zotit ushqime, por ne mund t’i shërbejmë atij duke u shërbyer njerëzve të tjerë.” Toni tha “ Mos harro të lesh bakshish. Alda ishte një shërbyese shumë e mirë.”  Babai tha “ Jam dakord. Cila është ajo cilësi që i bën shërbyesit dhe shërbyeset të mirë?  Bora u përgjigj menjëherë “ Ata duhet që të sjellin, pikërisht atë që ti u kërkove.  A i pe ata njerëzit që ishin ulur ca tavolina më tutje? Ata nuk ishin shumë të lumtur, kur shërbyesja e tyre u kishte çuar një tjetër sallatë dhe jo atë që ata kishin porositur.” Toni shtoiKur unë kërkova keçapin, Alda e solli menjëherë.” Nëna e tyre tha “ Është e njëjta gjë, me shërbimin ndaj Zotit.  Duhet bërë shpejt ajo që Ai na thotë,  kjo na ndihmon që të jemi shërbyes të mirë të Tij.” Babai tha “ Ai na bekon sepse i bindemi dhe i shërbejmë atij, por shpërblimet e vërteta do të vijnë kur ne të shkojmë në parajsë. Imagjino  që Zoti të përshëndes me këto fjalë “Ja dole më së miri, shërbyes i mirë dhe besnik.” Unë nuk mund të imagjinoj një bakshish më të mirë se ky.

A po prisni për Zotin duke i shërbyer Atij, duke treguar durim dhe duke i besuar?

Një nga mënyrat për t’i shërbyer atij, është duke përdorur talentet që Ai ju ka dhënë- si muzika, të  jeni  miqësor, puna fizike apo të shkruarit. Ti i shërben Zotit, kur ti u bindesh prindërve dhe mësuesve, kur je i këndshëm me të gjithë fëmijët që takon, kur e do fqinjin tënd njësoj si veten dhe kur bën gjëra të tjera, që Bibla të thotë t’i bësh.  Bëhu një shërbyes apo shërbyese e  mirë në Zotin, ju i shërbeni atij, duke u shërbyer të tjerëve.

Shërbejini mirë Zotit!

Pastroni!
Rimbushje me karburant përgjatë udhëtimit

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>