“Because He lives”

“Amen, Amen
I’m alive, I’m alive
Because He lives
Amen, Amen
Let my song join the one that never ends”

 

Matt-Maher-at-Pensados-Place

Çfarë ndodh kur një mik sfidon Matt Maher të sjellë në jetë në një tjetër perspektivë më bashkëkohore një këngë klasike? Atëherë lind një këngë e bukur që tashmë është vlerësuar me një çmim Dove si kënga më e mirë e adhurimit e vitit 2015. “Because He lives” (Sepse Ai jeton) është një këngë që vjen nga një komunitet i vërtetë.

“Në ungjij, historia e kryqëzimit dhe e ringjalljes së Jezusit, tregohet në fund të ungjijve, dhe duket sikur është fundi i një historie. Kam menduar se si për jetën time, për ne si të krishterë ringjallja e Jezusit është pak a shumë momenti ku fillon historia jonë.”

Pa diskutim që pika jonë e fillimit është kur kuptojmë se jemi të humbur, se kemi rënë nga lavdia siç thotë Pali në shkrime, kur kuptojmë se jemi mëkatar që kemi nevoje për një shpëtimtar dhe kur pendohemi. Por momenti kur përjetojmë ringjalljen e Jezusit është dita e parë, është me të vërtetë rilindja për ne. Në atë pikë çdo gjë që ne bëjmë është për shkak të ringjalljes së tij, çdo gjë që ne bëjmë është për shkak se ai jeton. Sepse ai jeton ne mund të duam, t’u shërbejmë të tjerëve, të duam familjet tona ashtu siç duhet. Sepse ai jeton mund të dëshmojmë për atë që Zoti ka bërë në jetët tona.”

Kënga është bazuar në origjinalin e Bill dhe Gloria Geidhër të shkruar në fund të viteve 1960. Kjo ishte një periudhë kur dy bashkëshortët ishin në pritje të fëmijës së tyre të tretë dhe ndërkohë po kalonin një sërë sfidash me shëndetin e tyre. Por pak kohë pas lindjes së fëmijës së tyre, Bill dhe Gloria panë se si Fryma e Shenjtë u dha forcë. Këto ngjarje çuan në krijimin e këngës “Because He lives”. Vargjet na kujtojnë se Krishti erdhi në tokë, që ne të mund të përballim të nesërmen me gjithë pasiguritë që ajo mund të sjellë. Kënga gjithashtu na kujton se ai mban të ardhmen në duart e tij dhe bën që jeta t’ia vlejë të jetohet.

 

 

Shtatë këngët që ju inkurajojnë të besoni
Shtatë këngët qe ju rikthejnë buzëqeshjen

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>