Selena Gomez këndon përkrah Hillsong Young & Free.

“Nobody’s gonna love me like you
Nobody, nobody ooh….

Selena Krash

Selena Gomez befasoi fansat që merrnin pjesë në koncertin e promovimit të albumit të ri të Hillsong Young & Free në Los Angeles. Këngëtarja dhe aktorja 23 vjeçare doli në skenë për të luajtur këngën e saj, “Nobody” (Askush). Selena Gomez është një artiste e kompletuar dhe shume te rinje jane fansa te saj duke e ndjekur atë kudo nëpër koncerte. Shume prej tyre ajo i gjeti dhe në promovimin e albumit të Hillsong Young & Free.
Pas publikimin të albumit të saj vitin e kaluar, Selena u tregoi fansave se kënga Nobody ishte për Perëndinë dhe tregon se si asgjë nuk mund të krahasohet me dashurinë e Jezusit. Përpara se të këndonte ajo tha:

“Mbrëmja e sotme është më shumë se një koncert, më shumë se performanca ime në këtë skenë. Kjo është një mbrëmje për një marrëdhënie më madhështore se çdo gjë tjetër. E kam shkruar këtë këngë për Atë që mban çdo gjë, dhe atëherë kur nuk mundem më.”

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI