Lexo: Efesianëve 3:14-21; Kolosianëve 2:6-7

Gesti dhe Simoni po ndihmonin babanë e tyre të nxirrte disa rrënjë në pjesën e pasme të shtëpisë. Gesti u përkul me lopatën e tij. Duke parë rrënjën që po nxirrte, ai pyeti: “Gati është kjo rrënja për t’u shkulur?”.

Babai erdhi, e kontrolloi dhe tha: “Jo dhe aq, por vazhdo të gërmosh.”. Simoni thirri: “Unë e kam gati një rrënjë që ti ta copëtosh!”.

Babai mori sëpatën dhe iu afrua rrënjës të Simonit. Ndërkohë që ai copëtonte rrënjën, ashklat fluturonin nga çdo anë. Ai tha: “Kjo duket gati për t’u shkulur.”. Ai lidhi një zinxhir nga kamionçina tek rrënja, ndërsa Simoni me Gestin shikonin me gëzim rrënjën që po dilte lehtësisht nga toka.

Gesti vazhdoi të gërmonte dhe shumë shpejt babai erdhi dhe copëtoi rrënjën që ai kishte zbuluar. Kur rrënja ishte gati për t’u tërhequr, babai e lidhi me kamionçinën. Këtë herë goma ngecën, por në fund rrënja doli.

Pas darkës, babai mori Biblën, e hapi tek Letra e Efesianëve dhe lexoi disa vargje, duke theksuar frazën “të rrënjosur dhe të themeluar në dashuri.” Babai ngriti kokën dhe pyeti: “A ju kujton gjë ky varg?”.

Gesti dhe Simoni psherëtinë dhe fërkuan muskujt e lodhur. Më pas Gesti nisi të thoshte: “Mua më kujton të gjitha rrënjët që duhet të nxirrnim dhe copëtonim sot. Ato ishin futur thellë në tokë në pjesën e pasme të shtëpisë.”.

Babai buzëqeshi dhe tha: “Ke të drejtë. Tani… ky varg tregon që ne duhet të jemi të rrënjosur në dashuri. Perëndia është dashuri. Por si rrënjosemi ne në Të?”.

Duke lexuar Biblën.” – thanë në të njëjtën kohë Simoni dhe Gesti. Ata qeshën së bashku.

Babai pohoi me kokë dhe shtoi: “Gjithashtu duke iu bindur Fjalës. Po mënyra të tjera dini?”.

Gesti iu përgjigj me dyshim: “Ëmmm… duke u lutur?”.

Më pas edhe Simoni: “Po kur shkojmë në kishë dhe në shkollën e së dielës?”. Gesti foli sërish: “Po koha e lutjes që kalojmë si familje çdo ditë?”.

Në fund babai tha: “Të gjitha këto janë mënyra për t’u rrënjosur. Në fakt, kjo përfshin një mënyrë jetese me varësi dhe besim të plotë te Zoti. Ishte e vështirë t’i nxirrnim rrënjët e thella nga toka dhe është e vështirë për Satanin të na shtyjë në mëkat apo të na largojë nga marrëdhënia me Perëndinë kur jemi të rrënjosur dhe të themeluar në Të.”.

Gesti pohoi duke thënë: “Ndonjëherë unë nxitoj kur afron koha e lutjes.”. Pas tij Simoni tha: “Edhe unë, por nuk duhet të harrojmë se sa e rëndësishme është.”.

Po ti po rrënjosesh në Krishtin? A lutesh rregullisht? Mediton për atë që lexon në Bibël dhe e ndjek udhëzimin që Perëndia të jep përmes Fjalës së Tij? A lutesh shpesh dhe a shkon rregullisht në kishë? Këto janë vetëm disa mënyra me anë të të cilave mund të zhvillosh sistemin e rrënjosjes, kështu  mund të qëndrosh i fortë kur Satani të tundon.

Lëshoni rrënjë të thella në Krishtin!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI