HEARTBEAT

“Step to Your groove
Follow Your feet
Dance to the rhythm You’ve given me
Be my heartbeat

Shuree është një këngëtare e fuqishme, një kantautore e talentuar, dhe një zë frymëzues në mbrojtje të të rinjve të rrezik. Ndërsa rritej në një familje të thyer, e ardhmja e saj dukej shumë e pasigurt. Gjatë jetës së saj u përball me dhunën në familje dhe varësitë e ndryshme të anëtarëve të familjes, gjë që e çoi në shumë vështirësi, ku gjithçka kulmoi me humbjen e motrës së vogël nga një ovërdozë.  Pavarësisht kaosit dhe sfidës, ajo ishte katër vjeç kur një fqinj solli ungjillin në familjen e saj. Koha në kishë solli pakëz paqe në familjen e saj, por momentin kur ajo vendosi se do të besonte tek Perëndia personalisht solli ndryshimin e vërtetë ne jetën e saj.

Ajo e ka nisur karrierën e saj vrullshëm duke prekur majat e klasifikimeve. Në Billboard disa prej këngëve të saj kanë qenë të renditura në klasifikime. Kënga e saj “HEARTBEAT”( “Rrahje zemre”) është një nga këngët më të bukura të këngëtares. Shuree na tregon  historia e kësaj këngë të  mrekullueshme :

“Predikuesit 3 thotë se “Çdo gjë që ndodh në këtë botë, ndodh në kohën që Perëndia zgjedh.” Dhe pse jetoj në Chicago shpesh udhëtoj për në Nashville. Shumicën e kohës atje, shkruaj këngë dhe regjistroj në studio. Ndërsa shkruaja për albumin tim të fundit, “Ji ndryshimi” shkoja nga një sesion tek tjetri dhe ditët e mia ishin shumë të ngarkuara nga mëngjesi deri në darkë. Më kujtohet që një mëngjes u zgjova dhe ndjeva se po nxitoja e vrapoja mes gjërave dhe nuk isha në gjendje të shkruaja një këngë te frymëzuar nga Zoti.

Atëherë kuptova se zemra ime ishte bosh dhe zgjidhja e vetme ishte të sintonizohesha me rrahjen e zemrës së Perëndisë. Ndërsa veprova kështu plot vargje dhe tituj këngësh erdhën tek unë, ai më dha urtësi jo vetëm për jetën time, por dhe për jetën e atyre që unë dua të arrij përmes muzikës, Tani, ky është vetëm një shembull, por çdo ditë unë përpiqem të qëndroj në një hap me skuadrën e grupit. Ndërsa dal nga dera me kafen që më derdhet, ose duke rritur shpejtësinë në autostradë për të mos u vonuar, dëgjoj zërin e tij të më thotë; “Ngadalëso hapin, ndërsa e bëj këtë ndjej ritmin e zemrës së tij, dhe shpesh herë është shumë më i ngadaltë se hapi im. Perëndia nuk është i stresuar, nuk e zë paniku, nuk e ka me ngut dhe Ai më ka mësuar se sa shumë dëshiron kur unë jetoj në paqe me të.

7 Cover-s nga artistët e Krishterë
Vëlla

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>