A ke përjetuar ndonjë pengesë në jetën tënde? Ne të gjithë e dimë se si ndihesh kur përjeton ndonjë zhgënjim apo humbje. Të gjithë jemi sfiduar nga situata që na kanë zhgënjyer dhe dekurajuar. Nëse je i pakënaqur, nëse ke bërë gabime, nëse je lënduar ka lajme të mira – mund të rimëkëmbesh!

Mund të jesh divorcuar, të kesh humbur punën, një problem shëndetësor, humbja e një të afërmi ose ndonjë pengesë tjetër. Cilido qoftë rasti, mund ta kthesh humbjen tuaj në një fitore. Është e mundur të kthehesh në vendin ku dikur ishe apo edhe më mirë. Kjo mund të jetë koha jote e rimëkëmbjes.

Zoti të jep forcë për një fillim të ri dhe forcë për të ringjallur ëndrrat e vjetra. Ai ka një rikthim të përgatitur vetëm për ty.  Mund të përjetosh një kthesë të fuqishme në jetë. Situata aktuale nuk është e fundit në jetën tënde. Pa marrë parasysh se cila ka qenë pengesa, mund të rimëkëmbesh.

Shumë njerëz janë rimëkëmbur. Por ndoshta të mundon pyetja nëse ka për të ndodhur njësoj edhe me ty?

Ashtu si pengesat vijnë në të gjitha format, kështu ka për të ardhur dhe rimëkëmbja. Por ka disa parime që e ndihmojnë atë.

Ndrysho

Rimëkëmbja gjithmonë fillon me ndryshimin. Nëse nuk ndryshon atë që je duke bërë aktualisht, gjërat do të mbeten njësoj dhe nuk do të rimëkëmbesh. Gjërat duhet të jenë të ndryshme. Nëse do të rimëkëmbesh  duhet të jesh i gatshëm për të bërë ndryshime. Duhet të jesh i hapur për të bërë gjëra ndryshe nga mënyra se si i ke bërë ato deri tani.

Mos lejo që frika, racionalizimi, dekurajimi, zvarritja ose përtacia të pengojnë ndryshimin. Ndryshimi ndodh kur merr  informacion të ri  ose fitoni njohuri të reja. Ndryshimi ndodh kur merr një qëndrim të ri sepse atëherë do t’i shohësh gjërat nga një perspektivë e re. Do të mendosh ndryshe për veten, të tjerët dhe Perëndinë. Ndryshimi ndodh kur zgjedh të angazhohesh për rimëkëmbje. Duhet të besosh se mund të rimëkëmbesh dhe të përkushtohesh ndaj procesit, për aq kohë sa duhet.

Leri mënjanë keqardhjet

Zoti është ndihma jote në një rast rimëkëmbjeje.  nuk mund të qëndrosh i lidhur me të kaluarën. Nuk duhet  të lejosh që e kaluara të përcaktojë të ardhmen. E kaluara nuk mund të ndryshohet, por e ardhmja sigurisht që mund të ndryshohet. Perëndia është dakord me ndreqjen, dhe rikthimi është i mundur me ndihmën e Tij. Por nuk mund të rikthehesh teksa zvarritesh në të kaluarën.

Pendimi na bën të ndihemi në faj, depresion, vetë-keqardhje dhe pavendosmëri. Këto ndjenja na bëjnë të vajtojmë zgjedhjet që kemi bërë në të kaluarën. Pa lënë mënjanë keqardhjet  kurrë nuk do të jesh në gjendje të bësh përpara. Ky merak për të kaluarën të mban larg rimëkëmbjes. Pendimi jeton në të kaluarën, aty ku asgjë nuk mund të ndryshohet kurrë. Refuzo të banosh në të, largoje vetë-keqardhjen dhe pendesën. Ajo mund të të bëjë që të strukesh sa herë që mendon për të, por bëj vetes një nder dhe thjesht largoje.

Braktisni mentalitetin e pengesave

Pengesat nuk tregojnë se kush je ti. Ti nuk je dështak vetëm se ke pasur një pengesë. Mund të dështosh vetëm nëse ndalon së përpjekuri.

Njerëzit që mendojnë vetëm për pengesat, besojnë se të gjithë i shohin ata si dështak. Realiteti nuk është që të gjithë mendojnë në këtë mënyrë. Vetëm pak njerëz e bëjnë, dhe kjo nuk bën ndonjë ndryshim ta madh. Mendo për atë që ke arritur dhe pengesat që ke kapërcyer. Një pengesë nuk i asgjëson arritjet.

Një mentalitet i pasuksesshëm është kur jeni vetë i përthithur. Në këtë rast je i fokusuar  te pengesat dhe të gjitha problemet. Por nuk mund të vazhdosh  të mendosh gjithmonë kështu. Në mënyrë që të largosh mentalitetin e pengesave, duhet të mbash mend se kjo pengesë është e përkohshme dhe nuk përcakton jetën tënde. Mos mendo negativisht dhe ji një shpresëdhënës. Një zhvendosje nga një mentalitet i pasuksesshëm në një mentalitet rimëkëmbje është karburant për rikthimin.

Mos mbijeto

Kthimi nuk mund të fillojë kur sillesh sikur po mbijeton. Mund të kesh nevojë të qëndrosh në këtë gjendje në mënyrë që të shërohesh, por kjo duhet të jetë e përkohshme. Mund të mendosh se duhet të qëndrosh në atë sezon më gjatë, por mos e bëj sepse është fatale për rikthimin.

Mënyra e mbijetesës është një mënyrë shumë e izoluar e jetesës. Mund të jetë e rehatshme, sepse mund të mendosh për dëmtimin tënd, se si jeta është e padrejtë ose se si gjërat nuk kanë shkuar siç do doje. Por mënyra e mbijetesës është një mënyrë e pafrytshme për të jetuar. Nuk ka rritje, progres, dhe as ndikim. Perëndia nuk të ka vënë në këtë tokë vetëm për të mbijetuar. Ke për qëllim të lulëzosh dhe të rimëkëmbesh.

Rikthe besimin tënd

Besimi gjithmonë merr një goditje të madhe kur ke një pengesë. Pengesat, si asgjë tjetër kanë fuqinë të ndikojnë besimin. Besimi është pritshmëria se do të kesh sukses. Ti duhet të zgjedhësh të jesh i sigurt. Bëj diçka me besim që të hysh në fillime dhe mundësi të reja.

Besimi është thelbësor për një rikthim sepse është fuqia që të shtyn në një rikthim. Besimi të ndihmon të përfitosh nga mundësitë – dhe rikthimet gjithmonë vijnë me mundësi të reja. Besimi të ndihmon të marrësh vendimet e duhura. Kthimi  varet pjesërisht nga mundësitë dhe pjesërisht nga vendimet që merr për këto mundësi.

Ringjalli ëndrrat

Mund të ëndërrosh përsëri. Mos lejo që ëndrrat e tua të lëkunden apo të largohen. Gjithmonë do të ketë disa njerëz që do të shuajnë ëndrrat e tua, duke u përpjekur të të shkurajojnë. Mos i dëgjo ata njerëz!

Pavarësisht se çfarë ka ndodhur, mos lejo pengesat të vendosin të ardhmen. Bëhu i vendosur për të ecur përpara me ëndrrën tënde. Çfarë është ajo që do më shumë se çdo gjë? Për ta bërë ëndrrën tënde realitet, disiplina duhet të përputhet me dëshirën. Nuk ka të bëjë me atë që ka ndodhur. Bëhet fjalë për të ardhmen. Vepro drejtpërdrejt dhe specifikisht që ta bësh ëndrrën tënde realitet.

Shumë njerëz lejojnë pengesat t’i stepin. Nëse je penguar, mos hidh një hap prapa. Mund të rimëkëmbesh. Pengesat nuk e kontrollojnë jetën tënde. TI e kontrollon jetën tënde!

Rimëkëmbja është e mundur, por ka punë. Duke i vënë në praktikë, këto parime do të kapërcesh pengesat. Të gjithë atletët, edhe të famshmit, kanë provuar se është e mundur. Me ndihmën e Perëndisë, ju keni potencialin për tu rimëkëmbur.

Fakte interesante mbi universitetet
Ndryshime të mëdha?

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X