Nga:

Rimbushje me karburant përgjatë udhëtimit

Lexo:Psalmin 119:33-38celesa per femije 1

 Arieli pyeti pas darkës: “A mund ta lëmë për sot kohën e devocionit familjar të lutem? Miqtë e mi janë të gjithë në park. Ata thanë se do të më presin para se të filloj një ndeshje futbolli.” Ai ishte goxha i sigurt se nëna dhe babi i tij s’do të ishin dakord me kërkesën e tij, kështu që ai kishte menduar diçka që për të ishte një arsye e mirë. Ai i kujtoi prindërve të tij: “Ne tashmë kemi mësuar për Perëndinë—ne ishim në kishë dje, kështu që a nuk mund ta lëmë kohën e devocionit për këtë radhë?” Babai e pa Arielin mendueshëm dhe tha: “E vërtetë, ne shkuam në kishë dje, por po të lexojmë dhe studiojmë Biblën—si familje është sikur të kesh rimbushje me karburant gjatë udhëtimit.” Arieli pyeti: “Çfarë do të thotë kjo?”. Babai qeshi dhe shpjegoi: “Kur unë udhëtoja me avionët e sigurisë kombëtare, avionët luftarakë furnizoheshin me karburant përpara nisjes, por rimbusheshin dhe gjatë kohës së fluturimit. Avioni furnizues qëndron disa milje lart në ajër. Ne duhet të fluturojmë me të njëjtën shpejtësi, dhe pastaj nga avioni do të nisim një tub që lidhet me avionët luftarakë.”  Arieli pyeti: “Sa shpejt fluturonit?” Babi tha: “Oh, rreth 400-500 milje për orë.” “Uou!” Goja e Arielit u hap nga habia. “Unë nuk e dija këtë!” Babai tha: “Avionët furnizues u japin karburant në gjysmën e udhëtimit në mënyrë që ata të vazhdojnë të udhëtojnë më shumë dhe të realizojnë më shumë pa iu dashur që të kthehen në bazë dhe unë mendoj se po kështu të krishterët duhet të furnizohen  shpirtërisht. Ne furnizohemi të dielave ndërsa dëgjojmë Fjalën e Perëndisë të predikuar dhe shpjeguar, por kjo nuk mjafton.  Kështu që ne kemi devocione çdo ditë—madje edhe nëse kemi qenë në kishë kohët e fundit.” Arieli ra dakord me një psherëtimë: “Dakord, mendoj që e kuptoj.” Babai tha: “Perëndia na krijoi që të kishim nevojë për kohë me Atë dhe Ai do miqësinë tonë gjithashtu. Kështu që … tani është koha e rimbushjes me karburant gjatë udhëtimit, dakord?” Arieli ra dakord, ndërsa shkoi të merrte Biblën te rafti dhe të drejtohej për te babai i tij. “Dakord! Por a mendon që do e marrim rimbushjen para se të jetë shumë errësirë për të luajtur me top?”

A je furnizuar me karburant gjatë fluturimit? Apo ke menduar se të shkosh në kishë dhe në shkollën e së Dielës mjafton për të zgjatur gjatë gjithë javës? Pa studime shtesë të  Biblës, interesi yt për t’i shërbyer Zotit  mund të ulet. Ti mund të harrosh se çfarë qëndrimesh dhe veprimesh e kënaqin Perëndinë.  Kështu që merr kohë çdo ditë për t’u furnizuar shpirtërisht duke lexuar Biblën tënde, duke menduar për atë që thotë dhe bisedo Zotin. Kërkoj Atij që të ndihmoj të praktikosh gjërat që Ai të mëson në Fjalën e Tij.

 

 

Furnizohu përmes leximit të Biblës!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI