Gjatë verës mund të kenë ndodhur shumë ndryshime në jetën e një familjeje. Ju mund të jeni shpërngulur në një lagje, apo qytet tjetër. Fëmijëve tuaj do t’ju duhet të shkojnë në një shkollë të re. Mbase si prindër keni menduar se fëmijët duhet të shkojnë në një shkollë tjetër, ose që po kalojnë nga shkolla fillore në atë të mesme.

Një sfidë e tillë na kujton se ndryshimi në jetën tonë është i vazhdueshëm. Pavarësisht nëse po ndryshojnë klasën, shkollën apo ambientin e përhershëm, është një mundësi shumë e mirë, t’u jepni fëmijëve aftësi sociale dhe emocionale që ata të lulëzojnë në përballje me sfidat e jetës.

Më poshtë do të tregojmë se me çfarë përballen fëmijët dhe se si ti ndihmosh të kalojnë frikërat e fillim të ri.

Frika 

Edhe të rriturit përballen me frikën e dickaje të re, imagjinoni fëmijët… Pyetini ata se si ndihen për këtë fillim të ri. Disa prindër gabojnë duke i mbushur fëmijët me frikërat që ata kanë ndërsa të tjerë u thonë të mos kenë frikë fare nga dita e parë. Por ti thjesht duhet të dëgjosh mendimet dhe ndjenjat e tyre.

Siguroje 

Në momentin që ai tregon ndjenjat e tij, do të jetë më i gatshëm të dëgjojë fjalët e tua inkurajuese duke pasur sigurinë se gjërat do të shkojnë mirë. Përpiqu që ata të kenë mundësi të takohen me shokët e tyre të vjetër përpara ditës së parë.

Mendo në mënyrë pozitive

Programo të menduarin pozitiv. Aq sa të jetë e mundur përgatite fëmijën tënd të mendojë për gjërat e mira që do të ndodhin në shkollë. Në këtë mënyrë, përpara se të flenë do të imagjinojnë përvojat e mira argëtuese dhe pozitive.

Rivendos rutinën

Gjumi është shumë thelbësor për të pakësuar ndjesitë e frikës dhe acarimin tek fëmijët. Disa ditë përpara fillimit të shkollës vendosi ata në një orar të përshtatshëm gjumi, një regjim që do duhet ta kenë dhe gjatë kohës së shkollës.

Krijo një ritual planifikimi

Bëj një listë të gjërave që duhen bërë përpara fillimit të shkollës. Shmangn panikun e blerjeve në minutën e fundit dhe përgatit një natë përpara rrobat e ditës së parë të shkollës.

Nda përvojën tënde

Fol për përvojën tënde në periudha ndryshimesh. Fëmijët mësojnë më së miri me anë të shembullit tënd.  Mos nda vetëm triumfet e fëmijërisë por gjithashtu dhe ato kohë kur si fëmijë , ke mposhtur frikën tënde dhe ke qenë i aftë të përballesh me ndryshime të mëdha.

Këshillojini, që të kërkojnë miq. Fëmijët shpesh presin që fëmijët e tjerë të iniciojnë kontaktin në vend që të bëjnë lëvizjen e parë. Inkurajoni të buzëqeshin dhe përshëndesin ata që njohin por dhe tu prezantohen fëmijëve të rinj.

5 këshilla për organizimin e festave në shtëpi.
Si t’i bësh pushimet verore të paharrueshme?

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>