Çaji është një pije që konsumohet nga miliona njerëz në të gjithë botën. Ai mund të gjendet në 80 % të shtëpive amerikane dhe mund të shërbehet i ngrohtë, ose i ftohtë.  Çaji që konsumohet më tepër është çaji i zi, i ndjekur nga çaji jeshil, çaji Oolong, e çaji i bardhë. Një pije e cila shijohet kaq shumë në të gjithë botën është shumë e mirë për shëndetin tënd.  Çaji përmban  antioksidantë, si përshembull flavonoidet, për të cilat është gjetur se reduktojnë riskun e sëmundjeve kronike, siç mund të jenë sëmundjet e zemrës dhe Parkinsoni.

Mbi të gjitha ndihmon shëndetin tënd

Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumonin rregullisht çaj të zi, kishin reduktuar rrezikun për sëmundjet e zemrës.  Çaji i zi përmban substanca që mund të mbrojnë zemrën nga dëmtimi. Harvard raportoi se ata që konsumonin çaj të zi, ulin me rreth 44 % rrezikun për të pësuar një atak kardiak. Gjithashtu flavonoidet që gjenden në filxhanin tuaj me çaj, mund të ndihmojnë për të luftuar inflamacionin, e mund të ndihmojnë që të reduktoni krijimin e pllakave në arterie.  Çaji jeshil ka më shumë përfitime shëndetësore se çaji i zi, por të dy janë një zgjedhje e mirë për t’u përdorur dhe kanë gjysmën e kafeinës që përmban një kafe. Çaji gjithashtu ndihmon në rregullimin e nivelit të glukozës duke ngadalësuar rritjen e sheqerit në gjak pasi ke ngrënë.

Ndihmon funksionin konjitiv

Çaji mund të jetë i mirë kur ti ndihesh i mërzitur, apo kur ke ankth dhe nuk mundesh të bësh asgjë për ta përmirësuar këtë.  Përbërësi L-teaninë në çajin jeshil duket se ka një ndikim qetësues mbi njerëzit. L-teanina stabilizon presionin e gjakut, të rrahurat e zemrës, dhe gjendjen e humorit tek ata që vuajnë nga ankthi dhe depresioni.  Aminoacidet që janë gjetur në çajin jeshil besohet se ndihmojnë memorien duke qenë se pengojnë krijimin e proteinave atipike në tru, që sulmojnë funksionin konjitiv. Një tjetër bonus, është se çaji rrit përmirësimin e funksionit të asaj zone të trurit që ne e përdorim për memorien. Ka akoma arsye që tregojnë sesi çaji jeshil  të ndihmon  nga ana neurologjike. Të rriturit që kanë pirë çajin jeshil kanë reduktuar mundësinë për të kaluar në Parkinson me 69 %.

Është qetësues

Çaji është më freskues sesa kafja, sepse ndryshe  prej saj të hidraton. Duke qenë se përmban më pak kafeinë, të ndihmon  që të qëndrosh më gjatë  pa probleme.  Ne e dimë se shpesh kafja  mund të jetë shkaktar i një gjendje depresive dhe nëse në vend të saj do të konsumosh çajin, nuk do të kesh dhembje koke prej kafeinës apo të kërkosh të hash diçka patjetër. Pas një dite të gjatë nuk do të pëlqente që të konsumoje shumë kafeinë. Ndaj për këtë shërbejnë çajrat bimorë. Ata janë perfekt për të të ngrohur qetësuar, e për të të bërë gati për mbrëmjen.  Provo limonin, xhinxherin, apo një filxhan me çaj kamomili kur mbërrin në shtëpi, ose konsumo një çaj mente apo xhinsengu në mëngjes.

Çaji ndihmon të kontrollosh peshën.

Çaji të ndihmon që t’i djegësh më shpejt yndyrat. Studimet kanë treguar se nëse pi çaj rregullisht, kjo do të ndihmojë që të biesh në peshë.  Qendra mjekësore  e Universitetit  të  Maryland  ka publikuar të dhëna të cilat tregojnë se nëse konsumon 3 filxhan më çaj jeshil, kjo të ndihmon  që të humbasësh 1 kg në javë.  Përbërësit që gjenden tek ky çaj i japin një rritje ritmit të metabolizmit. Mos bëni ndryshime  të pakujdesshme në dietën tuaj, pirja e një çaji është shumë më mirë për të humbur peshë se sa  të konsumosh një pije me gaz. Çaji ka pak kalori dhe ngelet një alternativë  e mirë. Një  gotë me çaj të zi ka vetëm 2 kalori.

Çaji është një alternativë e shkëlqyer dhe ka shumë varietete në mes të së cilave mund të zgjedhësh.  Mund ta pish një gotë qoftë për shëndetin tënd fizik, atë mendor, për të humbur në peshë apo thjesht për të  qëndruar pak e për t’u qetësuar.  Mund të zgjedhësh mes çajit të zi, çajit jeshil, të bardhë apo shumë çajrave bimorë, të gjithë janë të denjë për t’u eksploruar pasi kanë veçori të mrekullueshme.

Mbaj larg gripin!
Vetëvlerësimi tek fëmijët

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>