10985392_10152699039976631_1354483408813820220_nJanë shkruar artikuj të panumërt dhe reagime të ndryshme për “Fifty Shades of Grey,” (Pesëdhjetë hijet e Greit) filmi i adaptuar nga librat e autores britanike, E.L. James. Së fundmi autorja Rebecca St. James ka reaguar me publikimin e një novele të realizuar në bashkëpunim me Nancy Rue. Libri, “One Last Thing,” (Diҫka e fundit) sjell tek lexuesit një këndvështrim tjetër mbi pornografinë, duke treguar historinë e një ҫifti të ri marrëdhënia e të cilëve shkatërrohet për shkak të një varësie të fshehur.

Në një intervistë të fundit, autorja ka thënë: “Nuk ka zona gri. Pornografia është një problem dhe fatkeqësisht sjell abuzim tek gratë në një zonë që është më e pranueshme. Kjo i bën ato të kthehen në objekte, gjë që con drejt dhunës në jetën reale. Filma si “Fifty Shades of Grey” e lënë abuzimin ne hije, duke bërë që të duket normal apo intrigues në kulturën e sotme.”

trayoutStatistikat provojnë se këndvështrimi i Rebekës është i drejtë. Në një studim të fundit të ‘Huffington Post’, faqet pornografike tashmë kanë më shumë vizitorë se kurrë më pare, 450 milionë vizitorë ҫdo muaj. Industria e pornografisë është një industri 13 miliardë dollarëshe, dhe zë më shumë se 30 % të faqeve të internetit. Mendohet se eshte 70% numri i burrave dhe 30 % i grave që pranojnë se shikojnë rregullisht materiale pornografike. Mosha fillestare kur ata ekspozohen ndaj këtyre materialeve është 11 vjeҫ, shifra që St. James i shikon si shqetësuese.

Ajo ndjen se bashkëpunimi i saj me autoren Nancy Rue në këtë libër të ri, do të sjell frymëzim që do t’i inkurajojë dhe fuqizojë lexuesit të përballen me sfidat e jetës së përditshme të duke ndriҫuar një dritë në errësirën e pornografisë.

 

Historia e këngës, “Giants Falls”
In Jesus' Name

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>