Nga:

Reagimi i gabuar

Lexo:1 Korintasve 3:5-9

angryparent

Kloi hyri në shtëpi më e gjallëruar se zakonisht. “U lodha me të,” tha ajo, duke tërhequr një karrige në kuzhinë për t’u ulur në të.

“Me kë u lodhe?” pyeti nëna.

“Me Xholenën, me kë tjetër!” E shqetësuar, Kloi u vuri karrigen në vend dhe nisi të luante me flokët e saj. Ajo kafshoi buzën e poshtme para se të shpjegohej. “E mban mend se çfarë i dhurova për ditëlindje?”

Nëna tundi kokën. “I bëre një abonim njëvjeçar në të njëjtën revistë të krishterë për adoleshentë që ti merr. Mesa mbaj mend, ti doje t’i bëje abonimin sepse asaj i pëlqente revista jote dhe ti shpresove që kjo të mund të ishte një dëshmi për të… që mbase do ta ndihmonte të njihte Jezusin.”

“Pikërisht,” u përgjigj Kloi me ashpërsi dhe ende e zemëruar. “Ajo e lexonte revistën time sa herë që vinte këtu, kështu unë shpenzova kursimet e mia, që kisha fituar duke u kujdesur për fëmijët, për t’i bërë abonimin. Epo ja që e dëgjova tek po i thoshte disa vajzave se unë po i imponoja besimit. Ajo tha se nuk kishte lexuar asnjë nga dy botimet që kishte marrë deri tani!”

“Më vjen keq,” tha nëna me butësi. “Le ta mbajmë në lutje atë.”

“Por ajo po më bën të dukem shumë keq tek vajzat e tjera!” u ankua Kloi. “Unë kam qenë gjithnjë një shoqe e mirë për të dhe tani ajo kthehet dhe flet për mua në atë mënyrë!”

“Zemër,” tha nëna, “është shumë keq që ajo reagoi në atë mënyrë, por ti i bëre asaj abonimin sepse e dije që ajo ka nevojë për Zotin. Por ajo ende ka nevojë për Të, apo jo?”

“Në fakt… po,” murmuriti Kloi. “Mos harro, Xholena ka marrë vetëm dy botime,” tha nëna. “Por kanë mbetur edhe dhjetë muaj të tjerë të botimeve që do të dërgohen në shtëpinë e saj. Le të lutemi që ajo t’i lexojë ato.” Nëna heshti, duke pritur që Kloi të fliste, por ajo nuk tha gjë. “E di, zemër? Pjesërisht është e mundur që reagimi i Xholenës ndaj dhuratës tënde të jetë i tillë sepse ajo e shikon nevojën që ka,” shtoi nëna. “Ti ke mbjellë farën, por është Perëndia Ai që duhet të punojë në zemrën e saj. Le t’i lutemi Atij që ta bëjë këtë.”

“Epo… mirë,” pranoi Kloi pas një çasti. “Do të lutem.”

Kur ti ke ndarë ungjillin, a ka reaguar ndonjë i zemëruar? Si je përgjigjur? Mos reago i shkurajuar dhe i zemëruar. Në vend të kësaj, vazhdo të tregosh dashuri dhe miqësi ndaj atij që ka nevojë për Zotin. Apostulli Pal e krahasoi ungjillëzimin me mbjelljen e farës. Është puna jote që të mbjellësh farën e ungjillit. Perëndia kërkon që të jesh besnik në ndarjen e ungjillit dhe ti kaq mund të bësh. Perëndia është Ai që “rrit”, duke bërë që fara të zhvillohet dhe duke punuar në zemrat e njerëzve për t’i afruar ata pranë Tij.

 Ji një dëshmitar besnik  !

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI