Lajmi Fundit
prev next

Rachel JupinFëmijëria e Rachel Jupin

Jeta ishte çdo gjë tjetër, përveçse e lehtë për Rejçëllin, e rritur në një familje të varfër. Kur ishte vetëm 9 vjeçe, babai i saj e braktisi familjen, duke i lënë asgjë më tepër se sa rrobat e tyre. Presioni për të rritur fëmijët e saj e vetme, bëri që mamaja e Rejçël të largohej emocionalisht nga fëmijët.

E vogla Rejçëll vendosi që kur të rritej dhe të kishte fëmijët e saj, do të sigurohej që të ishte gjithmonë e gatshme kur ata të kishin nevojë për vëmendje.

Kur u rrit, Rejçëll studioi për mësuesi. Në vitin 2000, ajo aplikoi për një punë ku mund të mësonte fëmijët që rriteshn në të njëjtat kushte me të cilat ajo vetë u rrit. Që nga momenti që hyri në klasë, Rejçëlli e kuptoi se nuk do të bënte vetëm rolin e mësueses por edhe të disiplinueses, mamasë, dhe ndonjëherë edhe të arbitrit. “Kishte disa fëmijë problematic atje, dhe ata kishin nevojë për më shumë se sa thjesht një edukim të mirë.” – thotë Rejcëll. Ajo për të cilën kishin më shumë nevojë ishte dikush që të kujdesej për ta, t’i disiplinonte, dhe t’i dëgjonte.

Rachel Jupin dhe Emi

Në këtë mënyrë, ajo njohu Emin. Shumica e nxënësve mendonin se Emi ishte një  adoleshente e zakonshme që fliste shumë. Por pas dukjes së saj plot gëzim qëndronte dhimja dhe konfuzioni.

Nuk u desh shumë kohë që Emi t’i ngjitej Rejçëllit, duke i folur sa herë që mundej dhe duke ndarë probleme me të vërtetë shumë personale. Herë pas here, Emi ishte aq e mëzitur nga jeta e saj në shtëpi sa i kërkonte Rejçëllit nëse mund të shkonte te shtëpia e saj. Ndaj edhe Rejçëj herë pas here e ftonte për darkë.

Kur Emi e pyeti Rejçëllin nëse mund të shkonte në kishë me të, Rejçëlli më gëzim pranoi. Ajo e dinte se diçka po shkonte me të vërtetë keq kur pa Emin që erdhi në kishë me kokën e rruar.

Pak kohë pas kësaj, mësuesja e përkushtuar, i dha Emit një dhuratë. Ishte një kapse me një ënjgjëll mbrojtës. Rejçëll nuk ishte në dijeni për gjithçka që po ndodhte në jetën e Emit, por mendoi se çdo ndihmë e vogël vlente.

Ajo që nuk dinte Rejçël ishte se dhurata erdhi në një kohë që Emi po luftonte me një vendim. Vendim që do të ndryshonte jetën e saj dhe fatin e shumë të tjerëve në vitet që do të pasonin.

Paralajmërimi i masakrës

Emi më në fund rrëfeu se disa shokë të klasës po planifikonin një masakër. Ata do të vrisnin sa më shumë nxënës të mundeshin në një shkollë me 3250 persona. Ajo ia tregoi këtë Rejçëllit sepse nuk donte që asaj t’i ndodhte gjë.

Me mbështetje e Rejchëllit, Emi i tregoi policisë planin që kishin nxënësit. Ata do të hynin tinëz në shkollë, të armatosur, duke vrapuar nëpër korridor e duke shtënë mbi këdo. Vetë Emi kishte rënë dakord tu gjente armët, por më pas ajo nuk deshi që kjo të ndodhte. Jo se kishte frikë për jetën e saj por nuk donte që Rejçëllit t’i ndodhte gjësendi.

Ishte lajmi që zuri faqet e para të gazetave, por një lajm që nuk ndodhi. Policët mundën ta ndalonin. Në Ditën e Falenderimeve, nxënësit u arrestuan.

Pa dyshim, nuk ka asnjë prind që nuk i është falenderues Emit që bëri gjënë e duhur duke parandaluar katastrofën. Por edhe pa Rejchëllin që dëgjoi, paralajmërimi i Emit do të kishte rënë në vesh të shurdhët; ose ajo nuk të kishte kujt t’ia tregonte. “Unë do të jem gjithmonë aty për Emin, thotë Rejchël, dhe për çdo fëmijë që kërkon të dëgjohet.

Burimi: Beliefnet

Koronavirus infekton lagjen tënde - çfarë të bësh?
Gjëra që duhet të dimë sa jemi të rinj

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X