A është ndonjë person që njeh gjithmonë pozitiv, dhe gjërat i shkojnë vaj? Këta persona janë gjithmonë pozitivë dhe ia dalin mbanë në gjithçka. Po si ia dalin të qëndrojnë pozitiv edhe kur situata nuk është në favor të tyre?

 T’i mendosh gjërat pozitivisht është çelësi i lumturisë. Këndvështrimi me të cilin e percepton botën është themelor. Do të përfitosh shumë duke qëndruar pozitiv. Nëse dikush mendon si një optimist, preket më pak nga stresi. Optimistët kanë besim. Gjithë gjërat e pakëndshme që iu ndodhin ata i trajtojnë si pjesë e jetës. Njerëzit me më pak stres ndërmarrin më shumë rrisqe me besimin se më e mira do të vij për ta.

Njerëzit që shohin anën e ndriçuar të jetës kanë edhe shëndet më të mirë gjithashtu. Sa më pozitiv të jenë njerëzit, më të shumta janë shanset për të luftuar kancerin për shembull. Kjo funksionon edhe për humbjen e peshës sepse të menduarit negativ shkakton stres dhe stresi stimulon trupit të grumbullojë më shumë rezerva yndyrore.

Sa i përket studimeve që janë bërë në klinika të ndryshme psikiatrike tregojnë se humori i mirë i ndihmon njerëzit më shumë se ilaçet. Në fakt nuk janë rrethanat që të favorizojnë për t’ia dalë mbanë, është qëndrimi yt. Mendojeni pak, sa më shumë gëzim të vijë drejt teje, aq më pak vend i ngelet dëshpërimit, përse të mos ia bësh vetes këtë të mirë?

Ndryshojeni mënyrën se si mendoni. Të qëndrosh pozitiv nuk është si një opium për mendjen. Të qëndrosh pozitivisht do të thotë të vlerësosh gjithë bekimet që tashmë i ke.

5 hapa para se të sillni një qen në shtëpinë tuaj.

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>