Lexo: Luka 2:1-20

Zoti  Elton, u tha nxënësve  të shkollës të së dielës “ Sot do të nisim mësimin  me diçka ndryshe. Unë do t’ju jap një pyetësor të vogël”  Fëmijët lëshuan një pasthirrmë pakënaqësie.  Zoti Elton shtoi duke buzëqeshur “ Mos shikoni në fletët që keni përpara deri sa t’ju them unë.” Ai po ecte rrotull tavolinës dhe vendosi një fletë letre dhe një stilolaps përpara të gjithëve.  Pastaj ai u kthye dhe shkoi përpara klasës. Zoti Elton pyeti “A janë të gjithë gati? Në rregull…. Vazhdoni

Samueli i dinte mirë historitë e Biblës dhe ai e mori me shumë besim stilolapsin e tij dhe e ktheu fletën. Pastaj ai e pa me habi zotin Elton.  Samueli po pyeste veten “ Çfarë po mendon ai? “  Ai vuri re se edhe fëmijët e tjerë dukeshin po ashtu të hutuar.  Samueli, ngriti dorën dhe tha “ Zoti. Elton, ky është një test matematike.” Zoti Elton u përgjigj “Po. Shikoje njëherë. A mund t’i zgjidhësh problemet?”

Samueli u përgjigj “  Besoj se po. Duken të thjeshta, por…. Nuk e kuptoj se përse ju po na jepni të zgjidhim ushtrime matematike në shkollën e së Dielës.”

Shoku i Samuelit, Noeli tha “ Po. Ne nuk studiojmë matematikë në shkollën e së Dielës.” Fëmijët e tjerë tundën kokën për të aprovuar dhe po shikonin mësuesin e tyre. Zoti Elton buzëqeshi dhe tundi kokën gjithashtu, për t’u dhënë të drejtë. Ai tha “ Ne bëjmë gjëra të caktuara, në vende të caktuara, apo jo? Pra… ku e zhvillojmë ne matematikën? “ Fëmijët u përgjigjën në kor “ Në shkollë”. Zoti Elton tha “ Në rregull. Dhe ku flasim ne për Jezusin?” Përgjigja erdhi me zë të lartë dhe e qartë. Fëmijët u përgjigjën ”Në kishë!”

Zoti Elton ra dakord me ta “ Në rregull. Ne duhet të flasim për Atë këtu. Por Zoti do që ne të flasim për Të edhe në vende të tjera. Bibla na thotë se ne duhet që jemi gati që t’u përgjigjemi atyre që na pyesin për besimin tonë. Ajo na tregon se duhet të jemi gati për të shpërndarë fjalën “ me kohë e pa kohë”. Pra, gjithmonë.  Me fjalë të tjera, kur mund t’ju duket e përshtatshme-siç ju duket kur jeni në kishë  dhe kur nuk duket se është e përshtatshme.”

Samueli pyeti  “ Do të thuash… si për shembull në shkollë?  Zoti Elton tha “ Po, kjo është e drejtë.  Ju të gjithë keni njohuri të mjaftueshme në matematikë për ta zhvilluar këtë test, kështu që ju duket të keni mjaftueshëm njohuri edhe për Zotin, që të flisni për Të, në shkollë. Ju duhet ta kaloni edhe këtë test. E gjithë klasa ra në qetësi për pak kohë.

Samueli, tundi kokën ngadalë dhe tha  “Ne do të kemi një test matematike nesër. Ai do të kujtojë që të flasë për Jezusin në shkollë.”

A flet ti për Jezusin pavarësisht se ku ndodhesh? Nuk do të ishte e vështirë që t’i thoje dikujt se dy plus dy bëjnë katër, apo jo?  Nuk duhet që të jetë shumë e vështirë që t’u thuash njerëzve se Jezusi i do .  Mos fol për të vetëm në  kishë, apo vetëm kur je me miqtë e tu të krishterë.  Mëso që të flasësh për Jezusin, pavarësisht se ku je, apo më kë je.  Bëje një pjesë normale të bisedës tënde.

Flisni për Jezusin gjithandej!

 

 

 

Ati më i mirë
E njëjta histori

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>