A ndihesh ndonjëherë sikur uria jote nuk ka fund?  A mendon gjithmonë për ushqimin?Nuk je vetëm! E dëgjojmë gjithmonë e më shpesh nga njerëz të ndryshëm, ndaj le të mendojmë për disa gjëra nëse vazhdimisht e gjejmë veten duke thënë: “Pse jam gjithmonë i uritur?”

  1. Sepse konsumon ushqim të përpunuar, të paketuar apo ushqim që nuk përmban aspak vlera ushqyese. Këto ushqime mund të jenë plot me kalori e sheqerna, por nuk përmbajnë asgjë të mirë. Kjo bën që trupi yt të ketë shumë nevojë për vitamina, minerale dhe ushqim të vërtetë. Të ushqesh me karbohidrate të shëndetshme, me yndyra të shëndetshme e proteina të shëndetshme në çdo vakt, stabilizon nivelin e sheqerit në gjak dhe të ndihmon që të ndihesh i ngopur dhe plotësisht i kënaqur.
  2. Mendon se je i uritur, por në fakt je vetëm i etur. Pjesa më e madhe prej nesh në këtë planet qëndrojmë në një gjendje të dehidratuar. Me shumë mundësi edhe ti. Ndaj është mirë që të pish ujë. Kur je i dehidratuar, mund të mendosh se të ka marrë uria, por në fakt trupi yt është duke kërkuar për ujë. Ndaj, sa herë që të jeni duke u ndjerë të uritur, si fillim pini një gotë ujë. Largohuni nga kuzhina dhe shihni nëse uji ju ka ngopur.  Në pjesën më të madhe të rasteve kështu do të ndodhë. Kemi nevojë që të pimë një sasi të konsiderueshme ujë që organizmi ynë të funksionojë normalisht.
  3. Nuk fle aq sa duhet. A e di se gjumi është i lidhur direkt me hormonet që shkaktojnë urinë? Kur ti nuk fle mjaftueshëm, ky hormon stimulon rritjen e oreksit. Gjithashtu kur nuk fle mirë, je më shumë i stresuar, e kjo të çon drejt ushqimeve të varfra në vlera ushqimore dhe në produkte që kanë sheqer. Ndaj, mundohu që të flesh sa duhet sonte.
  4.  Kthehesh tek ushqimi, sepse mendon se je i uritur, por në fakt je i mërzitur, i vetmuar, i trishtuar, i stresuar, në ankth, apo i shqetësuar. A të duket familjare kjo? Ne shumë shpesh i kthehemi ushqimit për të qetësuar emocionet tona. Kjo mund të na çojë drejt konsumimit të shumë çokollatave apo patatinave.  Ne duhet që të jemi të vetëdijshëm  për  atë që po ndjejmë dhe të kërkojmë rrënjët e kësaj ndjesie për t’u përballur me të, në vend se të përpiqemi  që t’i ndalojmë simptomat me anë të ushqimit.  Ushqimi është krijuar që të përbush nevojat tona fizike e jo ato emocionale.
  5.  Mund të jesh duke vuajtur nga një gjendje mjekësore që të shkakton që të mos ndihesh asnjëherë i ngopur.  Nëse ti konsumon vazhdimisht ushqim dhe nuk ndihesh asnjëherë i ngopur, mund të jetë koha e duhur për të bërë një vizitë tek mjeku e disa analiza.
Dhembshuri për të pastrehët
Çfarë duhet të bëjmë më pak në vitin 2017?

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>