[1_3]

[icon_heading icon=”radio”]
[color][title][/color]

E Hënë – E Premte [/icon_heading]

[boxes]
[box_1_4]

‘TWR-Albania’ është partneri Shqiptar i TWR (Trans World Radio), networkut më të madh mediatik të krishterë në botë. TWR prodhon dhe transmeton programe në mbi 225 gjuhë dhe dialekte te botës.

[/box_1_4]
[/boxes]

 

[boxes]
[box_1_4]

[/box_1_4]
[/boxes]

[/1_3]

[2_3_last]

 

‘TWR-Albania’ është partneri Shqiptar i TWR (Trans World Radio), networkut më të madh mediatik të krishterë në botë. TWR prodhon dhe transmeton programe në mbi 225 gjuhë dhe dialekte te botës.

‘TWR-Albania’ përfaqësojnë kisha dhe denominacione të ndryshme. Duke besuar në fuqinë e radios për të ndryshuar kombin tonë, bordi i fondacionit dhe stafi janë të përkushtuar të sjellin programe radiofonike cilësore dhe të punojnë në mënyra të ndryshme për të prezantuar Ungjillin para çdo Shqiptari, brenda dhe jashtë kufijve tokësorë.

Programi i parë i prodhuar dhe transmetuar në gjuhën shqipe është “Përmes Biblës”, një studim 5-vjeçar varg për varg i Biblës nga Dr.J.Vernon McGee. Ky program u pasua nga “Prekja e Zotit”, një program nga predikuesi i njohur, Dr.Charles Stanley.

Sot ‘TWR-Albania’ prodhon programe për gra në shqip dhe në gjuhën rome, programe për adoleshentë, programe për misionarë, drejtues dhe fëmijë.

Fondacioni ‘TWR-Albania’ është i përkushtuar t’u shërbejë Shqiptarëve kudo ku jetojnë, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, si edhe komunitetit të emigrantëve në Itali, Greqi dhe kudo tjetër në Evropë dhe USA. Programet tona transmetohen në Shqipëri përmes 4 radiove lokale, në Itali përmes network-ut CRC, në Kosovë në 5 radio lokale, në Suedi përmes 4 radiove lokale, si edhe në satelit.

Projekti Ana
Për shumë gra, shpresa është një fjalë e panjohur. 66% e analfabetëve në botë janë gra; 2 milionë gra dhe fëmijë trafikohen çdo vit; dhuna në familje shkaku kryesor i dëmtimeve dhe vdekjeve tek gratë në mbarë botën. Nëpërmjet punës së “Projektit Ana” gratë në mbarë botën, po dëgjojnë për shpresën dhe po e përjetojnë atë – madje në disa raste edhe për herë të parë. Radio mund t’i arrijë gratë kudo që ato janë, pavarsisht statusit të tyre social, kulturës apo vendndodhjes.

Çdo ditë në orën 07:00

Shpresë për ty

Programi “Shpresë për ty” është një program prej 30 minutash për gra dhe vajza, ku përfshihen intervista, diskutime, meditime, dëshmi duke siguruar këshilla praktike për shëndetin, çështjet familjare si edhe mësime shpirtërore për jetën e përditshme. Ky program transmetohet në më shumë se 550 stacione radiofonike dhe ka prekur zemrat e shumë grave, duke bërë që ato të gjejnë Krishtin dhe ta jetojnë jetën për Të.

Çdo të shtunë dhe të djelë ora 08:30

Përmes Biblës

Përmes Biblës është një shërbesë biblike mësimi që transmetohet në më shumë se 100 gjuhë dhe dialekte rreth e rrotull botës. Misioni ynë është i thjeshtë dhe i njëjtë me misionin që vetë Dr. McGee përcillte: Për ta çuar të gjithë Fjalën tek e gjithë bota.

Nga e hëna në të premte ora 21:30

Prekja e Zotit

Programi “Prekja e Zotit” është një program prej 30 minutash, pjesë e shërbesës radiofonike të Dr. Charles Stanley-t. Mesazhi i Dr. Stanley-it prek fusha të tilla si prindërimi, financat, emocionet, marrëdhëniet dhe krizat personale. Mësimet për rritjen shpirtërore fokusohen tek lutja, karakteri i Perëndisë, miqësia përmes Frymës së Shenjtë dhe Personi i Jezus Krishtit.  Ky program ofron të vërteta biblike praktike për jetën e përditshme.

Çdo të shtunë dhe të djelë ora 09:00