Në këto faqe, Xhois Majer (Joyce Meyer) na zbulon se si mund ta ndryshojmë imazhin që kemi për vetveten, në atë që Perëndia sheh. Kur ti ta besosh atë që Perëndia thotë për ty, e tashmja dhe e ardhmja jote do të shndërrohen në mënyrë të mrekullueshme për të pasqyruar planin hyjnor të Perëndisë. Ti do të mësosh si të triumfosh mbi frikën dhe si të kesh paqen e mendjes që vjen kur ia beson Perëndisë të ardhmen tënde.

Le të veprojë që sot brenda teje Fjala e Perëndisë. Fillo që tani që ta lejosh dashurinë e jashtëzakonshme të Perëndisë të të prekë dhe të ta shërojë zemrën e lënduar!

Joyce Meyer është një nga mësueset praktike të Biblës e njohur në të gjithë botën. Është autore e librave më të shitur sipas “New York Times”. Libra të cilët kanë ndihmuar miliona njerëz të gjejnë shpresë dhe restaurim në Krishtin.
Përmes shërbesës së saj ajo mëson për qindra tema dhe ka shkruar mbi 80 libra, të cilët janë përkthyer në më shumë se 80 gjuhë të ndryshme. Më shumë se 12 milionë libra janë shpërndarë në mbarë botën dhe në vitin 2007 janë shitur më tepër se 3.2 milionë kopje. Joyce ka një program televiziv dhe radiofonik, “Shijo jetën çdo ditë”, që transmetohet në mbarë botën dhe audienca arrin 4.5 miliardë njerëz.