Ka vetëm një mesazh për kishën sot, ashtu si tha Pali, ky mesazh është, “Ne predikojmë Krishtin.” Në këtë libërth, Dr. Majkëll Jusef (Dr. Michael Youssef) diskuton rëndësinë e të qëndruarit në të vërtetën e Fjalës së Perëndisë, veçanërisht në një kohë kur doktrinat dhe mësimet e rreme po mashtrojnë botën. Shërbesa Rruga shpall të vërtetën pa kompromis në 190 shtete në 21 gjuhët më të folura të botës, duke revolucionarizuar jetë në Krishtin përmes radios televizionit dhe internetit, Kingdom Sat TV, Navigatorët Rruga, Ndihmesës për kishën e persekutuar, materialet e printuara dhe grupet në terren.

është themeluesi dhe presidenti i ‘Leading The Way with Dr. Michael Youssef’, një shërbesë mbarë botërore që drejton ata që jetojnë në errësirë shpirtërore të zbulojnë dritën e Krishtit përmes medias dhe shërbesës në terren. Programet e tij të përjavshme televizive dhe programet e përditshme radiofonike transmetohen më shumë se 4000 herë në javë në 24 gjuhë në më shumë se 190 shtete. Ai është themeluesi i kishës së apostujve në Atlanta, Giorgia.

Dr. Youssef lindi në Egjipt, jetoi në Liban dhe Australi përpara se të vendosej në SHBA, në vitin 1984. Ai është autori i 30 librave, përfshirë dhe më të fundit, Zot më thuaj se çfarë të bëj. Ai dhe bashkëshortja e tij banojnë në Atlanta dhe kanë katër fëmijë të rritur.