Child Cleaning 9 JuneJoani psherëtiu, ndërsa u mbështet tek krahu i karriges së të atit. “U lodha duke u sjellë mirë me Lorin, babi. Ai më ngacmon gjatë gjithë kohës,” murmuriti Joani, ndërkohë që në dhomë hyri Blerti, vëllai i tij i vogël. “Sot në shkollën e së dielës, Lorini më kapte vazhdimisht për krahu. A do të rritet ai? Ai…”

Blerti i drejtoi një pyetje të atit, duke e ndërprerë të vëllanë. “Babi! A mund të shkojmë të shohim gurët e mi tani? Ka kaluar fiks një javë që nga koha kur i vendosa ato në gotën ku mbledh gurët!”

“Duhet pak më shumë kohë që gurët të pastrohen. Po i nxore tani, nuk do të duken shumë ndryshe nga ç’ishin kur i fute brenda në të.”– i kujtoi Joani, Blertit. Babai pranoi: “Është e vërtetë. Ne do ta ndryshojmë pluhurin pastrues, por gurët duhet të qëndrojnë në të për disa javë para se të bëhen të lëmuar dhe të shkëlqejnë.” Mirë, po i lë për disa kohë.”  tha Blerti. Ai psherëtiu duke u larguar nga dhoma. Pas një çasti, babai murmuriti, “Unë mendoj se Lorini ende nuk është pastruar.” Joani ngriti kokën dhe pyeti: “Çfarë do të thuash me këtë?”.

“Besoj se më ke thënë që ai e pranoi Zotin në kampin e Biblës verën e shkuar, apo jo?” – pyeti babai, dhe Joani pohoi me kokë. Babai vazhdoi të shpjegonte: “Pra, ai është një besimtar i ri, dhe duhet kohë e gjatë pastrimi që një person të bëhet si Jezusi. Ne jemi të gjithë në nivele të ndryshme të rritjes shpirtërore. Ata prej nesh që kanë marrë disa mësime për mënyrën e sjelljes, duhet të tregohen të durueshëm, veçanërisht me besimtarët e rinj.”.

“Do të thuash se kam nevojë të jem më i duruar me Lorinin?” pyeti Joani. Ai psherëtiu i menduar: “Kur mërzitem me të, besoj se kjo tregon që as unë vetë nuk jam i pastër sa duhet.”.

Babai pohoi me kokë dhe i tha: “Bibla thotë se hekuri mpreh hekurin, dhe unë mendoj se kjo ngjason pak me pluhurin pastrues të gurëve. Mbase Perëndia dëshiron që të metat e Lorinit, dhe të tuat gjithashtu, të funksionojnë si pluhuri pastrues për të pastruar njëri-tjetrin.” “Mirë, por nëse ai më ngacmon, a mund t’i them që të ndalojë?” pyeti Joani dhe babai iu përgigj: “Sigurisht, kërkoja me mirësjellje, dhe më pas trego durim, ndërkohë që e njeh më mirë dhe ndërkohë që ai mëson më shumë për Zotin.”

“Ashtu do të bëj! Mbase unë mund ta ndihmoj me disa gjëra në mësimet tona të Biblës, dhe do të përpiqem të kujtoj se prej tij po mësoj të jem i duruar. Siç e the edhe ti, ne mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin.”- premtoi Joani.

Sa i duruar je kur dikush bën diçka që ty nuk të pëlqen? Mos harro që procesi i pastrimit nuk ka përfunduar për ty apo për dikë tjetër. Perëndia përdor eksperienca të ndryshme për t’i pastruar bijtë e Tij dhe sjell përfundimet që përshkruhen në Shkrimin e ditës së sotme. Një përkthim i vargut kyç thotë: “Njerëzit mësojnë nga njëri-tjetri, ashtu si hekuri mpreh hekurin.”. Kërkoji Perëndisë të ndihmojë që të kesh durim ndërsa përpiqesh t’i ndihmosh të tjerët të bëhen më shumë si Jezusi. Kërkoji Atij të të ndihmojë që edhe ti të mësosh më shumë prej tyre.

Macja dhe brejtësi
Taksa! Taksa!

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>