Ushqimet që të japin energji

A nuk të japin energji të gjitha ushqimet? Po, por në mënyra të ndryshme. Pijet e ëmbla, ëmbëlsirat, dhe kekët na japin (sheqer) në gjak shumë shpejt. Por vetëm pak më vonë ju do të ndiheni përsëri të lodhur dhe të uritur. Nga ana tjetër karbohidratet komplekse, yndyrat e shëndetshme dhe proteinat marrin më shumë kohë për tu shpërbërë, dhe për të të ngopur, duke të siguruar një energji të ngadaltë por të sigurt.

 

Lojërat e edukojnë një fëmijë

Psikologët e zhvillimit të fëmijëve deklarojnë se loja është shumë e rëndësishme për kapërcimin e prirjes së lindur drejt agresionit dhe dominimit. Falë lojës e cila çon në bashkëpunim reciprok, shoqëritë primitive kanë arritur të mbijetojnë. Ata thonë: “Loja dhe gjendja e mirë shpirtërore nuk kanë qenë vetëm mënyrë që jeta të jetë sa më argëtuese, por mjete për ruajtjen e shoqërisë dhe promovimin e barazisë reciproke, etj. Këto janë virtyte të njohura të shoqërive të gjuetarëve të shtazëve, nga të cilat është varur edhe mbijetesa e tyre”.

 

Si ta ruani planin e stërvitjes edhe në dimër

Kërkimet tregojnë që të ndalosh të ushtruari për dy javë mund të fshijë muaj të tërë stërvitjeje, dhe duke fituar vetëm 1% të peshës trupore mund të keni implikime serioze në shëndet. Fatmirësisht, nuk ka nevojë për shumë aktivitet që t’i parandalosh të dyja këto gjëra. Duke zhvilluar këto 5 zakone të vogla por efektive që ndajmë me ty, mund t’i mbijetosh dimrit pa e cenuar shëndetin tënd.

Si ti ndihmoni fëmijët në rrugë pa qenë nevoja t’u jepni para.

Tu japësh disa monedha fëmijëve në rrugë nuk është një ndihmë sepse ato mund ti shkojnë tutorëve të tyre, mund të përdoren për drogra apo ua japin prindërve, që shpesh i shpenzojnë për alkool dhe substanca ilegale. Kështu që, si mund të ndihmojmë kur përgjigja nuk janë paratë? Do të ndajmë me ju më poshtë disa gjëra që mund të bëni.  

Çfarë i Ndodh Trupit Kur Bën Ftohtë – Këshillat Si Të Veproni

I ftohti ka një ndikim jo vetëm në shëndetin fizik por edhe në rritjen e nivelit të stresit. Shqipëria dhe vende të tjera të Mesdheut gëzojnë një mot përgjithësisht të mirë me diell, por kur dimri troket, i ftohti është me të vërtetë i ashpër. Ashtu siç thamë i ftohti ka një ndikim jo vetëm në shëndetin fizik por edhe në rritjen e nivelit të stresit. Këto luhatje shëndetësore janë të rëndësishme dhe me to duhet patur kujdes. Çfarë ndodh me ju kur bën ftohtë?

 

Edhe të suksesshmit e duan fundjavën sepse…

Një nga gjërat që bën diferencën mes njerëzve të suksesshëm dhe atyre jo të suksesshëm është mënyra se si e kalojnë fundjavën. Njerëzit e  suksesshëm përfshihen në aktivitete gjatë fundjavës, duke u shkëputur nga puna në mënyrë që të rikthehen më të fuqishëm të hënave.

Këto janë aktivitetet e fundjavës që bëjnë diferencën te njerëzit e suksesshëm.

 Page 4 of 76  « First  ... « 2  3  4  5  6 » ...  Last »