Për shumicën e shqiptarëve ajri i freskët i muajve të vjeshtës nuk ka të krahasuar. Pas një vere me diell përvëlues dhe temperatura të larta, shpirti duket se gjen qetësi nga stina por dhe oraret më të qeta e mbrëmjet më të ngrohta pranë tryezës familjare.

Fakti që stinët po ndryshojnë, koha është freskuar, a mos do të thotë se nuk kemi asgjë për të bërë dhe thjesht do të na kapë rutina e mërzitshme?

Jo, vjeshta na ofron disa aktivitete me të vërtetë argëtuese të cilat nuk mund t’i gjejmë në asnjë stinë tjetër, dhe muaji që po kalojmë është më i miri për t’i shijuar këto aktivitete. Ja cfarë mund të bëni.

Shijoni një vizitë në fshat

Nëse mendoni se vetëm fëmijët argëtohen nga një vizitë në fshat, e keni gabim. Fshati është vendi më i mirë për të shijuar ngjyrat e stinës, dhe frutat e saj të shijshme. Më të guximshmit mund të shijojnë një xhiro me traktorë apo të marrin pjesë gjatë korrjes. Dikur ky ka qenë një aktivitet shumë i përhapur ku njerëzit kalonin kohën e lirë në shoqërinë e njëri tjetrit, duke ndërtuar biseda të këndshme mbrëmjeve.

Nëse keni familjarë në fshat është koha për t’u bërë një vizitë dhe për t’u dhënë një dorë me punët e shumta të jetës së ngarkuar të fshatit. Ndërsa për ju që jetoni në fshat, përpiquni të gjeni çaste për të shijuar bukurinë e krijimit rreth e qark jush dhe të mundit të shpërblyer të duarve tuaja përgjatë stinëve të ngarkuara me punë, të pranverës dhe verës.

Vështroni gjethet

Nuk ka asnjë dyshim që vjeshta është koha më e bukur e vitit. Pavarësisht se lulet e pranverës, jeshillëku i verës dhe bardhësia e dimrit kanë bukurinë e tyre por vjeshta ka një magji të papërsëritshme që ta ofrojnë ngjyrat e shumta. Ja pse një nga aktivitetet më të bukura të vjeshtës janë udhëtimet.

Në vjeshtë, gjethet janë të flakta. Shikojmë shpërthime ngjyrash nga e kuqe në portokalli. Është çasti për një ngjitje në mal, për një udhëtim në pyje apo një fundjavë pushimi për të shijuar shkëlqimin e vjeshtës. Të shikosh këto bukuri do të thotë të shijosh vjeshtën, kështu që pavarësisht motit, mos qëndroni brenda gjatë muajve më të bukur të vitit. Vishni një xhaketë, një shall dhe shkoni të shijoni pamjen e këndshme të gjetheve të vjeshtës.

Dekoroni me ngjyrat e vjeshtës

Ndryshimi i stinëve është një arsye për të ndryshuar edhe dekorin e shtëpisë suaj. Ashtu si ngjyrat jeshile të verës u lënë vend, ngjyrës së kuqe, të verdhë dhe kafe të vjeshtës, e njëjta gjë mund të ndodh dhe me dekorimin e ambienteve tuaja të brendshme.

Kur të filloni dekorimin për vjeshtë, mendoni për ngjyrat. Mund të përdorni gjethet për vazot tuaja, kunguj dekorative etj. Për ju që jeni edhe më krijues mund të krijoni copëza arti në shtëpinë tuaj duke përdorur ngjyrat, gjethet dhe duke përfshirë gjithë familjen.


Merrni pjesë në një festival vjeshte (falenderimi për të korrat)

Organizimet e vjeshtës jo vetëm që kombinojnë shumë aktivitete që ne tashmë i kemi përmendur, por gjtihashtu sjellin bashkë komunitetet, duke u dhënë njerëzve mundësi për t’u miqësuar me fqinjët e tyre. Qendra trregtare duket se e kanë kuptuar këtë meqë vitet e fundit vazhdimisht kanë krijuar aktivitete për të sjellë bashkë më shumë klientë në ambjentet e tyre, por edhe ju mund të bëheni nismëtar i një feste të tillë në familjen tuaj, në lagjen apo ambientin tuaj.

Festa e të korrave është një traditë antike. Kjo është një mundësi për të falenderuar Perëndine e të korrave për burimet e shumta që Ai ka siguruar për ne. Këto festa kanë dekor të bukur, por mbi të gjitha ushqim dhe pije të shijshme si dhe kohë shoqërore.

Festa e Falenderimeve në Kosovë është një ditë shumë e vecantë, një traditë që festohet për të falenderuar Zotin e të korrave. Dhe ne shqiptarët kemi nevojë për një festë të tillë.

Hapni të gjitha dritaret

Nëse mendoni që nuk ka asgjë të vecantë hapja e dritareve për ajrosje, atëherë me siguri do të ndryshoni mendjen për këtë në një ditë të bukur vjeshte. Kujtoni se ju i mbani dritaret mbyllur, si në dimër dhe në verë për të ruajtur brenda një temperaturë konstante. Shpesh bëjmë të njëjtën gjë në pranverë për shkak të alergjive të stinës. Po në vjeshtë? Ajri jo vetëm që është i freskët, por gjatë vjeshtës kemi vetëm ¼ e alergjive të stinës së pranverës.  Është koha më e mirë për të përjetuar të mirat e ajrit të freskët.

Shijoje vjetshën

Duke u përfshirë në këto aktivitete argëtuese të vjeshtës, jo vetëm që do të festosh fillimin e stinës më të bukur të vitit, por gjithashtu do të përjetosh freskinë dhe risinë nëse vepron kështu.

Bashkëjetesa?!

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>