Ka shumë arsye përse mund të mos e pëlqejmë një person. Ndoshta ata kanë një personalitet dhe karakter të padëshiruar për ne. Ose ndoshta për nga mënyra se si duken ose si veprojnë. Një gjë është e sigurt, mënyra se si zgjedhim të mendojmë për një person, jo vetëm që ndikon jetën e tyre por ndikon dhe gëzimin dhe lumturinë tonë personale.

Tek Gjoni 13:34, Jezusi na udhëzon ta duam njëri tjetrin, kjo përfshin dhe ata persona që jo domosdoshmërish i pëlqejmë. 1 Korintasve 13:4-7 thotë: “Dashuria i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, mban çdo gjë.”  Dashuria është e gatshme të besoj më të mirë për çdo person.

Është shumë e rëndësishme t’i shikojmë njerëzit ashtu si Perëndia.

1 i Samuelit 16:7 thotë: “Mos ia shiko as pamjen as shtatgjatësinë, sepse Zoti nuk shikon si shikon njeriu, njeriu shikon pamjen, kurse Zoti shikon zemrën”. Nëse jemi të gatshëm, mund të mësojmë të mendojmë për njerëzit ashtu si Perëndia mendon për ta, do të njohim çdo person si një mundësi me vlerë më shumë se sa një problem.

Por si mund ta bëjmë këtë?

Të ecurit në dashuri fillon në mendjen tonë. Mendimet tona, të mira apo të këqija, kanë një ndikim të thellë tek ata që na rrethojnë. Ato duken në fytyrën tonë, në gjuhën e trupit, dhe në qëndrimin tonë ndaj të tjerëve.  Gjithashtu, mendimet na përgatisin për të vepruar. Aty ku shkon mendja, shkon edhe zemra! Është e pamundur që ne të mendojmë keq për dikë kur nuk jemi me ta dhe pastaj të jemi të mirë kur jemi pranë tyre. Mund të shtiremi, por një njeri i zgjuar do ta kuptonte se ka diçka që nuk shkon.

Ne kurrë nuk do t’i pëlqejmë të gjithë njerëzit që takojmë, por jemi të thirrur të duam njëri-tjetrin duke bërë më të mirën e mundur. Dhe e vërteta është se personi të cilin do të shmangësh gjatë gjithë kohës në punë, mund të jetë i lënduar dhe të ketë nevojë për një mik e një vesh për ta dëgjuar.

Të inkurajojmë të fokusohesh te anët pozitive. Dil përtej vetes për të besuar dhe për t’u fokusuar tek gjërat e mira të njerëzve. Kur vepron kështu, ti po i do ata si Krishti, dhe po mbush jetën tënde me paqe dhe gëzim.

Të vërtetat e hidhura rreth shëndetit tonë.
7 mënyra për të qëndruar i motivuar.

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>