Besojmë që ju ka ndodhur edhe ju të ndeshni një fëmijë që pavarësisht ëmbëlsisë që shfaq në fytyrën e tij, sjellja lë për të dëshiruar. Fëmijët ngjallin shumë simpati por që fashitet menjëherë nga një sjellje e pahijshme. Problemi nuk qëndron se ai do të sillet në këtë formë sot edhe nesër po do ta bartë sjelljen e keqe gjatë gjithë jetës. Ka shumë faktorë që na tjetërsojnë gjatë jetës por themelet e formimi tonë hidhen gjatë fëmijërisë. Duke e parë të rëndësishme kemi zgjedhur të flasim sot për ato veprime që prindërit bëjnë ndaj fëmijëve të cilat në më të shumtën e rasteve e shkatërrojnë një fëmijë.

  1. Jepi fëmijës çdo gjë që kërkon.

Mos i moho asgjë që do ta kënaqte. Mbivlerësoje paranë në sytë e tij. Sapo të bëni këto gjëra dijeni se  e keni shkatërruar fëmijën tuaj. Ai do të vazhdojë të kërkojë gjithmonë e më shumë gjithë çfarë syrit i duket e bukur sepse tashmë xhepi juaj është shndërruar në një llambë Aladini. Problemi nuk duket shumë i madh për aq kohë sa ju keni mundësi t’ia plotësi por mund të vij një moment që buxheti nuk i përballon më dëshirat e fëmijës suaj. Atëherë fëmija i mësuar me gjithë çfarë kishte më parë dhe duke mos kuptuar pse ju nuk ia plotësoni më dëshirat do të shkëpusë në njëfarë forme marrëdhënien me ju që ishte ndërtuar mbi paratë dhe jo dashurinë. Arsyeja e dytë se përse e shkatërroni fëmijën kur i jepni gjithë çfarë kërkon është se ai do të vazhdojë të kërkojë edhe kur të jetë i rritur prej të tjerëve por të tjerët nuk janë prindërit e tij që ti plotësojnë çdo dëshirë dhe zhgënjimi i tij do të jetë i madh.

  1. Vishe fëmijën me rrobat më të shtrenjta.

Mësoji se pamja e jashtme është më e rëndësishme se gjithçka. Dhe ai do të vlerësoje këtë për gjithë jetën. Do të shpenzojë gjithë jetën dyqaneve të rrobave duke blerë rroba e duke humbur kuptimin e vërtetë të jetës. Sepse ai nuk gjendet te rrobat dhe pamja e jashtme por në zemër. Kush do donte që fëmija të koleksiononte rroba të bukura por të mos kultivonte mirësjellje?

  1. Vendosi nevojat e fëmijës mbi ato të bashkëshortit/es

Nëse fëmija qan, shko menjëherë te ai. Nëse fëmija të ndërpret bisedën kushtoja gjithë vëmendjen. Kështu ai do të mendojë se bota sillet rreth tij. Por në të vërtetë nuk është kështu. Jetojmë në një botë të mbushur me njerëz që kanë nevojë për përkujdesje dhe dashuri, madje edhe vëmendjen tuaj. E një prej personave që ka nevojë më së shumti për këto është bashkëshorti juaj. Dhe do të shtonim këtu që kjo është një nga arsyet pse ndodhin divorcet, sepse bashkëshortët nuk i kushtojmë më vëmendje njëri tjetrit për shkak të fëmijëve. Kështu që shpjegojini me shumë dashuri dhe autoritet në të njëjtën kohë fëmijës suaj se e qara e tij nuk do ti plotësoj çdo tekë. Shpjegojini atij se nuk duhet të shkëpusë bisedat, mësojini të vijë te ju kur nuk jeni në mes të bisedës. Mos harroni të përdorni gjuhën e tyre teksa u shpjegoni dhe mësoni këto gjëra.

  1. Luani me fëmijën gjithë ditën

Nëse fëmija do të luaj me kukulla, lërini punët tuaja. Nëse dëshiron të shohë filmin e tij të preferuar për të qindtën herë, harroji planet e tua. Në këtë mënyrë fëmija do mendojë se duhet t’i kërkoj çdokujt kurdo atë që do. Do ta bëj këtë me shumë arrogancë dhe nuk është faji i tij. Sepse nuk i është mësuar që nuk shkon kështu. Ndaj luani me fëmijët tuaj, i bën shumë mirë por jo në çdo moment që ai dëshiron, vendosni disa rregulla, p.sh caktoni një orar loje dhe ai ka për tu kënaqur më shumë sepse mezi do të presë për atë orar ndryshe nga rasti kur e dinte se ju do te ishit i gatshëm në çdo moment për të luajtur. Ky i fundit nuk i jep edhe aq kënaqësi.

  1. Gatuani sipas dëshirave të fëmijës

Në këtë rast fëmija nuk do të hajë asnjë ushqim që nuk i pëlqen. Nëse, rastësisht, doni të bëni diçka tjetër përveç ushqimit të tyre të preferuar ata do të ankohen. Nga ana tjetër dëmtoni edhe shëndetin e tyre. Shijet që ata kultivojnë në fëmijëri do ta kenë të vështirë t’i ndryshojnë kur të rriten. Fëmija juaj duhet të rritet i shëndetshëm emocionalisht dhe fizikisht. Ne rastin kur i plotësohen tekat e ushqimit ju e dëmtoni në të dyja aspektet. Gatuani ushqime të shëndetshme në formë të këndshme dhe fëmijët do t’i preferojnë më shumë. Është e vështirë t’i bindësh t’i hanë ushqimet që nuk i duan por mësojuani se përse duhet. Ai do të fillojë të sillet ndryshe. Mos harroni dekorimin e bukur është shumë i rëndësishëm për ta.

  1. Regjistrojeni fëmijën në të gjitha aktivitet që do

Bëjeni këtë gjë edhe nëse kjo prish planet e tua. Madje edhe kur kjo prish traditën e të mbledhurit së bashku si familje në darkë. Kështu do të afrosh fëmijën me aktivitet që e zhvillojnë por do ta largosh nga familja. Aktivitetet ju bëjnë mirë fëmijëve por jo më shumë se një lloj. Ai do të jetë i shpërqendruan e nuk do të dijë se ku të fokusohet. Gjithashtu kjo është një mënyrë e të plotësuarit të gjitha dëshirat që e kthen fëmijën tuaj në arrogant. Mos gaboni prej dashurisë që keni për fëmijën tuaj sepse e shkatërroni kështu.

  1. Mos e disiplino fëmijën

Mund ti japësh lirinë të bëjë çfarë të dojë dhe kur të dojë, fëmijës, por kjo do ta shkatërronte atë. Ai do të kërkojë të bëj të njëjtën gjë kur të rritet por do të përballet me një botë që nuk ia lejon këtë. E përsëri zhgënjimi do të jetë i madh. Ndërkohë ndërsa është i vogël sjellja e tij, i mësuar të bëj ç’të dojë do të jetë e pahijshme në sy të të tjerëve. Rregullat janë çelësi për një sjellje fisnike. Mësojani ato fëmijës suaj.

  1. Mos u shqetësoni kur fëmija juaj zihet me fëmijët e komshiut apo kur tall të tjerët.

Jeta nuk është e drejtë, dhe dikush duhet të nënshtrohet gjithmonë. Dhe duke tallur e duke u zënë me fëmijët e tjerë fëmija juaj po mëson si të jetë i pari. Po a është kjo rruga e duhur? Dhe sa rëndësi ka të jesh i pari? Kjo sjellje shkatërron fëmijët që janë viktimë e fëmijës suaj por edhe fëmijën tuaj në të njëjtën kohë. Si ju duket një shpirt që kultivon urrejtje? Edhe fëmija juaj do të kultivojë urrejtje nëse zihet apo tall të tjerët. Kujdesuni për të.

  1. Mbaj anën e fëmijës në një debat me mësuesen e tij.

Kur mësuesja ju kërkon të paraqiteni për të diskutuar mbi problemet e fëmijës suaj mos shkoni fare. Nëse fëmija kërkon të tregojë disiplinë kjo gjë do të lëndojë fëmijën tuaj. Në fakt nuk është e vërtetë. Ai shkatërrohet më shumë nëse ju mbani anën e tij kur mësuesja ka të drejtë. Ai e di se nuk ka të drejtë dhe ju ia jepni atë gjithsesi. Kështu ai do të mendojë se mund të mashtrojë në të njëjtën formë edhe gjithë të tjerët. Do të kërkojë të ketë të drejtë kudo dhe nga kjo ka për rrjedhur një sjellje jo e këndshme që askush nuk e pëlqen.

  1. Mos i fol fëmijës për besimin

Le të vendosë fëmija juaj nëse dëshiron apo jo që të dëgjojë një histori nga Bibla. Dhe mos e detyro të mësojë përmendësh vargje biblike. Ndoshta ti nuk dëshiron që ti tregosh fëmijës se ka një Zot që drejton gjithë universin, që vendos rregulla dhe përjetësinë, kjo mund të jetë shumë e vështirë për tu kuptuar nga fëmija. Për më tepër, nëse dëgjon për Perëndinë fëmija nuk do të varet prej vetes dhe nuk do të mundohet shumë të jetë një njeri i mirë. Të gjitha këto janë si një formulë për ta shkatërruar fëmijën. A nuk vetë-shkatërrohet një njeri që nuk kultivon të mirën por të ligën? A mund të varemi ne prej vetes? A është më mirë të qëndrojmë të paditur rreth Perëndisë që në të vërtetë ekziston dhe na do? Ndoshta ju duket më e drejtë që kur të rritet fëmija juaj të zgjedhë vetë ushqimin shpirtëror. Por ai në fakt do të ushqehet shpirtërisht dhe juve ju duhet t’i jepni njëfarë lloj ushqimi. Mund t’i jepni si ushqim çfarëdolloj filozofie por nuk është i shëndetshëm, ndaj ushqejeni me besimin tuaj në Jezusin që ai të rritet i shëndetshëm shpirtërisht.

Jo më pastrues kimik, por organik
Mënyra se si po shkatërroni një vakt të shëndetshëm

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X