Peyton Manning from a Gatorade Super Bowl ad for their new 'G' drink USA - 01.02.09 Supplied by WENN.com WENN does not claim any ownership including but not limited to Copyright or License in the attached material. Any downloading fees charged by WENN are for WENN's services only, and do not, nor are they intended to, convey to the user any ownership of Copyright or License in the material. By publishing this material you expressly agree to indemnify and to hold WENN and its directors, shareholders and employees harmless from any loss, claims, damages, demands, expenses (including legal fees), or any causes of action or allegation against WENN arising out of or connected in any way with publication of the material.

Peyton Manning është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në ligën e futbollit amerikan. Ai ka fituar 5 herë titullin “Lojtari më i mirë i ligës. Pak ditë më parë, ekipi i tij Denver Broncos, u shpall kapmion i Ligës Kombëtare të Futbollit duke mposhtur në finale Carolina Panthers me rezultatin 10-24 në favor të Denver.

Peyton Manning, ndan arsyen përse ai e do Jezusin, përse pëlqen birrën, përse nuk e drejton gishtin nga qielli pasi ka shënuar touchdown (quhet goli në futbollin amerikan) dhe përse nuk lutet për të fituar ndeshjet e tij. 

“Nuk mendoj se Zotit i intereson shumë se kush e fiton një ndeshje futbolli. 

Manning e ka pranuar Jezusin si shpëtimtarin e tij personal që kur ishte 13 vjeç, dhe që atëherë, besimi i tij në Zotin ka qënë prioriteti numër një. Ai u rrit në një sfamilje besimtarësh, dhe u përpoq me sa mundej të bëhej një njeri i mirë.…por ka një arsye të veçantë përse ju nuk keni dëgjuar ndonjëherë për këtë pjesë të jetës së tij, për besimin e tij në Jezusi.

Ai përpiqet ti bëjë veprat e tij të flasin

BIO_Mini-Bios_0_Peyton-Manning_0_FIX_SF_HD_768x432-16x9Shpesh herë , ne e fusim krishtërimin në një kuti të vogël ku ka vetëm dy rregulla “ato që duhet të bësh dhe ato që nuk duhet ti bësh. Ne e kufizojmë Perëndinë tonë të pakufijshëm brenda kufijve të mendjes sonë. Ne mendojmë se e dimë se çfarë do të thotë të ndjekësh Krishtin, por në librin e tij “Manning”, një libër që Peyton e ka shkruar bashkë me babain e tij Archie , Peyton tregon se si ecja e tij si i krishterë nuk mund të duket e njëjtë si shumë të  tjerë, – ( jeta e tij nuk është as më e mirë as më e keqe se e të krishterëve të tjerë)

Dhe kjo është pikërisht ajo që ai ka për të thënë …

peyton-manning-broncos-hd“ Ashtu si babai im, unë e bëj të qartë këtë kur unë flas përpara njerzve për prioritetet, dhe kur flas përpara fëmijëve nëpër shkolla të ndryshme, i rendis këto prioritete kështu: besimi, familja, edukimi, pastaj futbolli. Për mua këto kanë qënë gjithmonë katër prioritetet më të mëdha: besimi, familja, miqtë, dhe futbolli. Dhe unë u them të gjithëve që sado i rëndësishëm të jetë futbolli për mua, ska për të qënë kurrë përpara 3 prioriteteve të para. Besimi im ka qenë numër një që kur unë isha trembëdhjetë vjeç dhe dëgjoja shpesh nga podiumi në kishën time në Neë Orleans një pyetje të thjeshtë: “Nëse do të vdisnit sot, a jeni njëqind për qind i sigurt që ju do të shkojnë në qiell?” Cooper ishte atje dhe Eli (dy vëllezërit Peyton), por kjo nuk i goditi ata në atë kohë ashtu siç bëri me mua. Kjo ishte një kishë e madhe, dhe u ndjeva shumë i vogël, por zemra ime filloi të rrihte fort. Pasatori i ftoi të ngrinin dorën të gjithë ata të cilët dëshironin të kishin siguri me anë të Jezu Krishtit, dhe unë e ngrita dorën. Pastaj ai na ftoi të vinim përpara, për të marrë një vendim dhe zemra ime me të vërtetë ka filluar të trokasë. Dhe nga vendi ku ne ishim ulur, deri tek podiumi, mu duk si një kilometër rrugë.

ARLINGTON, TX - OCTOBER 06: Peyton Manning #18 of the Denver Broncos at AT&T Stadium on October 6, 2013 in Arlington, Texas. (Photo by Ronald Martinez/Getty Images) *** Local Caption *** Peyton Manning

Por unë e ngrita dorën dhe shkova përpara. Dhe ia përkushtova jetën time Krishtit, dhe nga ai moment Jezusi ka qënë gjëja më e rëndësishme për mua. Disa futbollistë të tjerë që unë i njoh, e shprehin më hapur sesa unë besimin e tyre, dhe flasin shpesh për të nëpër konferenca si Reggie Whites, për shembull—ndërsa disa të tjerë e ngrenë dorën drejt qiellit kur shënojnë një touchdown ( gol ) dhe lavdërojnë Zotin pas ndeshjes. Për mua kjo gjë nuk është problem fare. Por unë nuk bëj gjëra të tilla dhe nuk mendoj që kjo më bën mua më pak të krishterë. Unë përpiqem që ti bëj veprat e mia të “flasin” me zë më të lartë, dhe nuk dua të bëhem objekt kritikash më shumë se ç’jam tani. Dikush të sheh duke pirë një birrë, gjë që unë e bëj shpesh, dhe pastaj flasin “Hmmmm, Peyton thotë që është besimtar, e kështu e ashtu dhe nga ana tjetër pi alkool.
nfl_g_pmanning_dj_800x450Të krishterët mund të pijnë një birrë, ashtu siç bëjnë jo të krishterët. Të krishterët bëjnë gabime gjithashtu, njësoj si jo të krishterët. Besimi im nuk më bën perfekt, por më bën të shpenguar e të falur, dhe më jep sigurinë të cilën e kam kërkuar që kur isha fëmijë. Unë mendoj që Zoti i është përgjigjur lutjeve të mia gjithmonë. Unë lutem çdo natë, ndonjëherë bëj lutje të gjata për gjëra të ndryshme dhe për njerëz të ndryshëm, por nuk më pëlqen që të flas rreth tyre sepse këto gjëra janë mes meje dhe Perëndisë dhe nuk mendoj që jam më i mirë se të tjerët në sytë e Perëndisë.

Por unë e quaj veten me fat që kam mundësi të shkoj tek ai për të kërkuar udhëheqje dhe shpresoj (dhe lutem) që të mos bëj shumë gjëra që nuk i pëlqejnë Zotit përpara se të shkoj edhe unë në parajsë. Unë besoj gjithashtu se jeta është shumë më e mirë dhe më e lirshme kur ti ia nënshtron jetën Zotit. Kam kuptuar që të qëndruarit me njerëz që besojnë tek i njëjti Perëndi si unë, më ka forcuar akoma më shumë. J.C. Ëatts dhe Steve Largent, për shembull. Unë kam shkuar në kishë çdo të dielë bashkë me shokët e skuadrës, kur luaja për Indianapolis. Kam predikuar në kishë në takimin e të rinjve, dhe në shkolla të krishtera.

Si e justifikoj futbollin bazuar tek vargu “Duajini armiqtë tuaj”?

7112458-3x2-940x627I them gjithmonë fëmijëve, futbolli amerikan është një sport i “ashpër” dhe nuk e mohoj që futbolli të thyhen dhëmbët, ndonjëherë të thyhen edhe kockat. Por kurrë nuk e kam parë si një sport të dhunshëm, dhe nuk më është dashur të urrej dikë nga skuadra tjetër që të luaj më ashpër sa mundem brenda rregullave të lojës. Ju mund të pyesni: “A lutem unë për ta fituar ndeshjen?” Jo nuk lutem. Unë lutem që të dyja skuadrat të kenë sa më pak lendime gjatë lojës dhe lutem për veten time që të përdor gjithe talentin tim, për te dhënë maksimumin.

Nuk besoj që Zoti shqetësohet shumë se kush do e fitojë ndeshjen. Supozojmë që unë lutem që skuadra ime të fitojë dhe Troy Aikman ( lojtar i krishterë) lutet për skuadrën e tij, më thoni cilës lutje duhet ti përgjigjet Zoti më parë? Ai na do njësoj dhe ai do që ne të ecim përpara dhe me jetën tonë të dëshmojmë për të.

Babi më thoshte gjithmonë që duhen 20 vjet për të krijuar reputacionin tënd dhe 5 minuta për ta shkatërruar atë. Unë dua që reputacioni im të mos lëkundet pavarësisht se sa 5 minutësha krize do kaloj në jetë. Dhe ndjehem shumë më rehat sepse e di se ku të drejtohem në rast nevoje për ndihmë.

(Shkëputur nga libri me titull Manning, faqe 362-364)

 

Pse ndihemi të lodhur?
Kujtimet më të bukura

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>