Lexo: Luka 10:29-37

Duhet të shkojmë të parët në liman, në mënyrë që të kapim peshkun e madh,” mendoi Isaku, ndërsa u rehatua në shtratin e tij, tejet i emocionuar për të fjetur. Ai priste me padurim që të niste udhëtimin e peshkimit që ai dhe babai i tij kishin përgatitur për nesër në mëngjes herët.

Gjëja tjetër që ndjeu Isaku ishte një dorë që po e prekte. “Isak, zgjohu!” pëshpëriti babai. “Është koha që të shkojmë për të kapur atë peshkun e madh.”

Isaku kërceu jashtë krevatit, u vesh me shpejtësi dhe shumë shpejt ata u nisën me kamionçinë. Në mendjen e tij Isaku mund të imagjinonte limanin. Po ashtu, mund ta ndiente fijen e kallamit të peshkimit tek tërhiqej fort dhe pandërprerje, dhe më pas ai do të…

“Çfarë është ajo?” Zëri i babai e ndërpreu mendimin e tij. Nga ndriçimi i dritave të përparme të kamionçinës u duk një makinë që kishte ndaluar në atë anë të rrugës. Babai shkeli frenat, doli në anë të rrugës dhe ndaloi. “Prit këtu,” dha urdhër ai, ndërsa doli jashtë dhe vrapoi për tek makina. Shpejt babai u kthye duke sjellë me vete një burrë që po çalonte. “Ky është djali im, Isaku,” i tha babai burrit, “dhe Isak, ky është zoti Polsoni. Kyçi i tij i këmbës ka nevojë për përkujdesje. Ai është nga Rokvill, kështu që do ta kthejmë atje që të marrë ndihmën mjekësore.”

“Nuk dua t’ju bëhem barrë,” kundërshtoi zoti Polsoni. “Mund të përdor celularin dhe të kërkoj ndihmë.” “Nuk je aspak barrë,” tha babai. “Gjithmonë është gëzim për ne që të ndihmojmë një fqinj.”

Isaku u ndje pak keq kur ata po largoheshin nga liqeni. “Lamtumirë, peshk i madh,” mendoi ai i trishtuar, megjithatë, filloi të ndjehej mirë ndërsa po dëgjonte përgjigjen e babait kur zoti Polsoni e pyeti përse ai e quante atë “fqinj”. “Bibla na mëson se fqinj nuk është vetëm dikush që jeton pranë nesh,” po thoshte babai.

“Mund të jetë gjithkush që ne njohim. Perëndia dëshiron që të sillemi mirë dhe me përzemërsi sa herë që shohim dikë i cili ka nevojë për ndihmë.” Zoti Polsoni dëgjoi me vëmendje ndërsa babai vazhdoi të fliste për Perëndinë dhe Zotin Jezus.

Kur zoti Polsoni kaloi në kujdesin e të tjerëve, ishte shumë vonë dhe peshkimi duhej shtyrë. “Më vjen keq,” i tha babai Isakut, “por mendoj se peshku i madh do të na presë për një ditë tjetër.”

Isaku mbeti i zhgënjyer, por më pas u kujtua se si “fqinji” i tyre kishte qenë duke dëgjuar kur babai i kishte folur për Zotin. “Sidoqoftë, zoti Polsoni është më i rëndësishëm sesa një peshk i madh,” mendoi Isaku i vendosur. “Do ta kapim njëherë tjetër peshk të madh.

A e dije që të gjithë mund të quhen fqinjët e tu? Çfarë lloj fqinji je ti? A je nga ata që janë gati të ofrojnë ndihmën e tyre sa herë që nevojitet? Nuk është gjithmonë e lehtë t’i ndihmosh të tjerët, dhe mund të të kushtojë diçka. Por kur ti sillesh në mënyrë miqësore për hir të Jezusit, do të kuptosh se ia vlen, sado që të kushtojë. Madje mund të jetë diçka që do ta nxisë tjetrin të kërkojë që të njohë Zotin.

Ji një fqinj i mirë!

Shoferja
Pa parë pas

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>