Për shumë vite, shkencëtarët besonin se inteligjenca e një personi përcaktohej nga gjenetika dhe se nuk kishte asnjë mënyrë se si një person mund ta përmirësonte atë. Më vonë, u zbulua që kjo ishte e gabuar kur fëmijët u aftësuan të trajnonin trurin e tyre dhe arritën një inteligjencë më të lartë. Kërkime të tjera kanë treguar se dhe të rriturit kanë kapacitetin të përmirësojnë inteligjencën e tyre. Ndajmë me ju disa mënyra të cilat janë provuar shkencërisht dhe kanë dhënë rezultat në përmirësimin e inteligjencës së një personi.

1. Vazhdo të mësosh gjëra të reja

Truri ka disa lidhje  të qelizave nervore, të quajtura sinapse. Sa herë që një person vepron apo mendon, atëherë krijohet lidhja mes neuroneve. Nëse diçka bëhet shpesh, pambarimisht, lidhjet bëhen natyrale dhe automatike.  Pra trurit i duhet më pak mundim për të ecur apo për të luajtur një pjesë në piano. Ndërsa kur një person mëson diçka të re, truri nuk ka shtigje të parapërgatitura për ti ndjekur. Truri duhet të krijoj një sistem krejtësisht të ri të lidhjeve mes neuroneve. Që një person të rrisë inteligjencën, truri ka nevojë në mënyrë të vazhdueshme për shtigje të reja. Personi ka nevojë të studiojë gjëra me të cilat nuk është familjar dhe të provojë të bëjë aktivitete të reja. Të mësoj të flas një gjuhë të re, apo të mësoj të luaj një instrument. Këto janë disa shembuj klasik të aktiviteteve që trajnojnë trurin. Sa më shumë shtigje të reja të krijoni aq më shumë pengoni përkeqësimin e mendjes.

2. Ndiqni rrugën e vështirë për t’i bërë gjërat

Si qenie njerëzore na pëlqen të jemi eficentë. Sidoqoftë nëse përdorim teknologjinë truri ynë do të bëhet përtac. Truri është si gjithë pjesët e tjera të trupit, nëse nuk sforcohet, përkeqësohet.  Shpikje të tilla si GPS, makina llogaritëse e bëjnë jetën tonë më të lehtë por këto shpikje lejojnë trurin të pushojë. Ashtu si muskujt e tjerë kur nuk stërviten, truri humbet. Nëse një personi nuk i duhet kurrë të kujtojë rrugët, atëherë sensi i tij i drejtimit përkeqësohet sepse trurit nuk i duhet të mundohet.

Në mënyrë që të rritet inteligjenca e një personi, ai duhet ta vendosë trurin në punë dhe për detyrat e përditshme. Në vend që të nxjerrë menjëherë makinën llogaritëse, duhet të përdor matematikën e t’i bëj llogaritë në një copë letër duke përdorur mendjen. Në vend që të mbështetet te një GPS, një person duhet të mësohet t’i njohë rrugët dhe të orientohet në qytet ose të përdorë një hartë. Nëse trurit nuk i jepet mundësia të përdorë energjinë për të punuar, inteligjenca  nuk rritet.

3. Zgjero horizontin

Rritja e inteligjencës nuk shkaktohet vetëm nga të mësuarit akademik. Truri duhet të kujtoj apo praktikoj atë që ka mësuar. Një person që punon për të rritur inteligjencën punon në çdo aspekt të trurit të tij. Kjo përfshin ndërveprimin me njerëz të rinj, kultura dhe ide. Një person që dëshiron të risë inteligjencën e tij duhet të jetë i ekspozuar ndaj gjërave të reja.  Nëse është e mundur shko të udhëtosh dhe shikosh kultura të tjera.  Bashkëvepro me persona që janë të ndryshëm nga ti, zgjero horizontin për sa kohë që ata janë mendje hapur dhe me dëshirën për të dëgjuar e mësuar. Njerëzit mendjengushtë nuk do të jenë ndihmë për të rritur inteligjencën tuaj.

4. Kujdesu për trupin

Kujdesi për trupin është aq i rëndësishëm sa kujdesi për mendjen. Kjo sepse truri është pjesë e trupit. Një person që dëshiron të rrisë masën e inteligjencës duhet të konsumojë ushqimet e duhura. Proteina është e rëndësishme për rritjen e trurit sikurse janë dhe një sërë vitaminash. Mungesa e vitaminës si B12 mund të shkaktoj mangësi. Kjo vitaminë gjendet më së shumti tek produktet e mishit.

Ushtrimi fizik është gjithashtu i rëndësishëm për rritjen e trurit. Endorfinat që çlirohen nga të ushtruarit bëjnë që në tru të depërtojë më shumë oksigjen dhe glukozë, të dyja këto janë të rëndësishme për trurin. Ushtrimet kardio gjithashtu ndihmojnë në djegien e hormonit të stresit, kortizoli dhe promovojnë rritjen e lidhjeve të reja mes neuroneve. Të kalosh gjysmë orë në një pistë vrapi është një zgjedhje e zgjuar për ata që po përpiqen të rrisin masën e inteligjencës.

Përveç të ushqyerit shëndetshëm dhe të ushtruarit, edhe gjumi është thelbësor për rritjen e trurit. Kushdo që ka shkuar në punë pas një nate pa gjumë, kujton se ka pasur pak energji, ka pasur mungesë motivimi dhe vështirësi në përqendrim. Mungesa e gjumit e pengon një person të krijojë kujtime të reja. Gjumi është koha kur trupi çliron në mënyrë të natyrshme toksinat nga truri. Nëse një person nuk fle këto toksina grumbullohet dhe mund të shkaktojnë inflamacion në tru dhe dëm të përhershëm.

5. Zgjidh të argëtohesh në mënyrë të zgjuar

Secili ka nevojë për kohë pushimi dhe nga kjo nuk përjashtohen as ata që duan të rrisin masën e inteligjencës së tyre.  Sidoqoftë ju duhet të jeni përzgjedhës të mirë të aktiviteteve argëtuese. Nëse doni të rrisni masën e inteligjencës atëherë fokusohuni në ato aktivitete që nxisin fokusin dhe të menduarit. Në vend që të shikoni gjithë postimet në Facebook, luani fjalëkryq. Në vend që të shikoni video në Youtube lexoni revista gjeografike apo historike. Lexoni nga zhanre të ndryshme dhe lexoni qëllimisht disa libra ‘seriozë’, libra klasikë dhe jo komercial.  Nëse doni të rrisni inteligjencën duke qëndruar ulur para televizorit atëherë shikoni dokumentarë dhe programe informative.

Shëndeti dentar
Të mirat e çajit dhe kafes

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>