Nga Charles F. Stanley

Të gjithë kalojmë nëpër stuhi në jetët tona. Janë ato raste që na sjellin dhimbje, vuajtje, apo humbje. Në këto kohë të vështira na vijnë në mendje lloj lloj pyetjesh: Ku është Perëndia? Pse ndodhi kjo? Çfarë bëra unë? A e bëri Zoti këtë? Nëse po, pse? I vetmi vend për përgjigje të sigurta në kohë të turbullta është Fjala e Perëndisë. Le të marrim në konsideratë se çfarë thotë ajo për stuhitë që Zoti lejon në jetët tona.

  1. Për të na tërhequr vëmendjen

Zoti na flet qetësisht në zemrat tona, por nëse ne nuk i kushtojmë vëmendje, ai do të ngrejë zërin duke dërguar stuhi në jetët tona. Nga dashuria, Ai na heq vërejtje që të mos e shkatërrojmë veten dhe të tjerët me mosbindjen tonë.

  1. Që të pendohemi

Zoti përdori një stuhi në kuptimin e parë të fjalës, që Jona të pendohej (Jona 1:1-17). Edhe pse Zoti i tha atij që të shkonte në Ninive, të predikonte kundër ligësisë së tyre, Jona hipi në një anije për në Tarshish. Por asnjë nuk mund ta shmangë Zotin, sepse ai është kudo.

Ndërkohë që Jona po flinte mbi ngarkesat e anijes, Zoti “shpërtheu një erë të fortë në det” (v.4). Të gjithë lundërtarët filluan tu thërrisnin perëndive të tyre, duke shpresuar që ndonjë prej tyre do të ndërhynte. Kur vendosën të hidhnin short për të parë se cili prej tyre e kishte fajin për stuhinë, shorti i ra Jonës.

Me marrëzinë e tij ai kishte provuar t’i largohej Perëndisë duke e lënë tokën për të shkuar në det, ndërkohë që, që të dyja këto janë krijuar nga Perëndia. Për të shpëtuar anijen, Jona u tha lundërtarëve ta hidhnin në det. Kur e bënë këtë, stuhia pushoi.

Edhe pse Jona provoi të arratisej nga Perëndia, Perëndia nuk e braktisi. Edhe në det, Ai e shpëtoi Jonën duke dërguar një peshk të madh që ta gëlltiste. Në fund, peshku e nxori Jonën në tokë dhe kështu Jona shkoi në Ninive për të predikuar ashtu si e kishte urdhëruar Zoti.

Në të njëjtën mënyrë, ne i hapim vetes telashe kur përpiqemi të arratisemi prej Perëndisë. Por ashtu si Jona, ne do të zbulojmë që Ai është gjithmonë me ne, edhe në mosbindjen tonë. Dëshira e Tij është që ne të pendohemi dhe të kthehemi te Ai.

  1. Për të na bërë ne si Krishti

Zoti do të na thyejë që t’i jap lavdi vetes duke na bërë ne si Biri i Tij.

  1. Që të na pajisë për shërbesë

Duke vuajtur prej stuhive të dhimbshme, ne dalim të pajisur më mirë për të ndihmuar të tjerët.

  1. Që të tregojë fuqinë e tij në jetët tona

Zoti i përdor situatat që të na bëj ne më të dobishëm nga sa kemi qenë më parë.

  1. Për të na zbuluar veten

Kohët e vështira na japin një perspektivë të re për Zotin dhe mënyrën se si punon ai. Ndonjëherë kjo vjen pas stuhisë kur ne shohim pas dhe vem re që ai na mbrojti në atë stuhi. Pastaj e kuptojmë më mirë që fuqia e Tij ishte e mjaftueshme  për ne dhe qëllimi i Tij ishte i mirë.

  1. Për të na treguar dashurinë e Tij

Kur e kuptojmë që mendimet e Zotit për ne janë më të mira se tonat, kuptojmë gjithashtu se cdo stuhi që ai sjell është prej dashurisë së tij.

  1. Për të na kujtuar se Ai ka kontrollin

Ai është i gjithëdijshëm, Zoti nuk bën asnjëherë gabime. Asgjë në jetën tonë nuk ndodh pa vullnetin e Tij që lejon. Qëllimi i mirë i Tij, fuqia e Tij dhe dashuria e vërtetë gjithmonë sundon mbi stuhitë që vijnë në jetën tonë.

Ndërkohë që shikon stuhitë që ke kaluar, çfarë të mësoi Zoti për veten  dhe mënyrat e Tij? Mbaj mend, Fjala e Perëndisë është një spirancë e patundur në kohë stuhish. Mbahu fort te Fjala e Tij dhe do të mund të qëndrosh i vërtetë kur të përballesh me vështirësitë më të mëdha të jetës.

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>