A është gjithmonë rrëmujë në shtëpinë tënde? Ke gjithmonë fletë, dosje, libra apo rrobat të cilat i hedh në shtrat dhe është kaq e vështirë të gjesh diçka më pas. Po të tregohemi të sinqertë me veten  kjo rrëmujë shkakton probleme, madje edhe dëmtime fizike. Sepse përveç rrezikut nga zjarri dhe faktit që ecën gjithë kohës mbi gjëra të ndryshme kur shkon në banjë në mes të natës, ka gjithashtu myk, rrjeta merimangash dhe mikrobe të fshehura në rrëmujën e sendeve. Ato mund të dëmtojnë drejtpërdrejt shëndetin tënd. Përveç këtyre rrëmuja është e dëmshme edhe për trurin. Por duke bërë ndryshime të vogla që e reduktojnë rrëmujën, mund të ndihesh më i qetë dhe kush nuk ka nevojë për këtë ndjesi? Pikërisht për këtë do të paraqesim më poshtë pesë arsye se përse të jesh i organizuar është e domosdoshme për mirëqenien.

  • Organizimi ul stresin

Kur një shtëpi është rrëmujë apo janë lënë punë të pambaruara njerëzit në të depresionohen sepse kjo i kujton që kanë dështuar diku. Trupi i grave më pak të organizuara prodhon më shumë kortizol, një substancë që çlirohet nga trupi kur ndihet i stresuar. E gjithë rrëmuja në shtëpinë tënde jo vetëm që të rrëmben paqen por përheqëson edhe gjumin sepse mendja nuk bie në qetësi për shkak të gjithë gjërave që e di se duhet  ti bësh. Një dhomë e zakonshme konsiston në 1500 objekte të dukshme. Dhe të gjitha këto nëse nuk janë në vendin e duhur të bëjnë shumë nervoz.

  • Kur je i organizuar bëhesh më produktiv

Shumë njerëz shprehen se janë të çoroditur për shkak të rrëmujës. Ajo të bën t’i zvarrisësh gjërat dhe të jesh më konfuz. Gjithashtu të jesh i paorganizuar zvogëlon aftësinë e marrjes së vendimeve sepse ke qenë duke i bërë bisht sistemimit dhe aftësia për këtë të fundit bëhet jofunksionale. Shumë shpejt,  ky do të bëhet një cikël që nuk mbaron asnjëherë. Ndaj fillo me gjëra të vogla duke pastruar rrëmujën nga tavolina jote e punës. Kjo do të të bëj më produktiv gjatë ditës dhe kur të shohësh përfitimet, do ta bësh këtë gjë edhe në aspektet e tjera të jetës.

  • Organizimi mundëson një mjedis më të pastër

Me pirgje fletësh, rrobash apo mbeturinash vërdallë, insektet mund të lulëzojnë në shtëpinë tënde. Ka disa merimanga pluhuri që jetojnë në dyshek, krevat, në sustat e mobilieve dhe tapete. Simptomat e alergjisë nga pluhuri janë të ngjashme me simptomat nga alergjia prej polenit, ku ai që vuan prej saj, teshtin dhe i lotojnë sytë.

  • Organizimi përmirëson shëndetin

Mungesa e organizimit në jetën tënde mund të të çoj në depresion, presion të lartë të gjakut, ulcera, sëmundje zemre dhe shtim në peshë. Meqë rrëmuja e streson trurin, ai kërkon një mënyrë për ta përballur dhe një nga këto mënyra është  ngrënia. Kërkuesit dalin në përfundimin se ka një lidhje midis rrëmujës në ambientin ku jeton një person dhe mbiushqyerjes. Por duke qenë më të organizuar, ti mund të minimizosh rreziqet që i kanosen shëndetit tënd në këtë formë.

  • Organizimi të lejon të flesh dhe të jesh më vigjilent

Njerëzit e rrëmujshëm janë më të lodhur dhe nuk mund të fokusohen gjatë. Ka një lidhje midis rrëmujës, mungesës së gjumit dhe vëmendjes. Nëse do të fokusohesh dhe të përpunosh një informacion duhet të largosh rrëmujën nga shtëpia dhe ambienti i punës. Por ka akoma më shumë. Të mos qenit i organizuar dëmton funksionin njohës ndaj është e vështirë të mësosh. Njerëzit që janë vazhdimisht të privuar nga gjumi janë më të prirur të kenë presion të lartë të gjakut, diabet, dhe ngushtim të venave. Secila prej këtyre ul shpejtësinë e rrjedhjes së gjakut në tru. Por qelizat e trurit kanë shumë nevojë për oksigjen dhe sheqer, kështu që problemet me rrjedhjen e gjakut ndikojnë në punën e qelizave. Mungesa e gjumit ushqen depresionin, çrregullimet e humorit dhe e bën rrëmujën të duket se nuk do të ndreqet kurrë. Se fundmi po themi se duhet thjesht të jesh më i organizuar, sepse nuk ia vlen të vesh në rrezik shëndetin tënd.

Të vegjlit na mësojnë lumturinë
Mos e fluturo çantën e shkollës kur hyn në shtëpi!

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>