Kemi dëgjuar që  xhinsengu, peshku, boronicat dhe kafeina rrisin aftësinë për të mbajtur mend. Por a funksionojnë  siç thuhet?

Nuk ka dyshim që me kalimin e moshës, trupi ynë plaket dhe funksionet që dikur kryheshin lehtësisht tanimë hasin vështirësi. Lajmi i mirë është se mund të rrisim mundësitë për të pasur një mendje të shëndetshme nëse shtojmë disa ushqime të zgjuara dhe pije në dietën tonë.

Kafeina të bën më të përqendruar

Substanca të tilla si kafeina mund të të japin energji dhe të ndihmojnë që të përqendrohesh.  Kafeina gjendet në kafe, në çokollata, pije energjike dhe disa medikamente, ajo të jep një impuls zgjimi, edhe pse këto efekte zgjasin pak në kohë. Mos e teproni me kafeinën  pasi mund t’ju bëj nervozë dhe kjo ju shpie drejt një gjendje të parehatshme.

Sheqeri rrit përqendrimin

Sheqeri është ushqimi I preferuar, ai funksionon njësoj si karburant për trurin- jo sheqeri industrial që mund të përdorim, por glukoza që trupi juaj proceson nga sheqernat dhe karbohidratet. Kjo është arsyeja se përse një pije me lëng të ëmbël mund të rrisë për një kohë  të shkurtër memorien, të menduarit mendimin dhe aftësinë mendore. E megjithatë shumë sheqer nuk ju duhet, pasi shtoni në kg.

Hani mëngjes për të furnizuar trurin tuaj

A tundoheni shpesh për të shmangur mëngjesin? Studimet kanë treguar se të hani mëngjes mund të ndihmojnë në memorien afat-shkurtër dhe përqendrimin. Studentët që hanë kanë tendencën për të performuar më mirë. Ushqimet që ndihmojnë më shumë për të furnizuar trurin tuaj  janë fibrat që mund të gjenden tek gruri  nëse nuk zhvishet, bulmeti dhe frutat.  Vetëm mos hani më shumë se ç’duhet; kërkimet tregojnë se mëngjeset që përmbajnë shumë kalori duket se ndërpresin përqendrimin.

Peshku është me të vërtetë ushqimi i trurit

Një burim proteinash që ndihmon  që truri të funksionojë më së miri është peshku- ai është I pasur me acide të ngopura omega 3, që ndihmojnë shumë për shëndetin e trurit. Këto yndyrna të shëndetshme ndihmojnë shumë në uljen e dementias dhe  risqet për të kaluar trompozë , veç kësaj ata mund të luajnë një rol vital në rritjen e memories, sidomos teksa bëhemi më të vjetër.  Për të pasur një shëndet të mirë të trurit  hani të paktën dy herë në javë peshk.

Arrat dhe  farat

Arrat dhe farat e ndryshme janë një burim i mirë antioksidantësh dhe vitamine E, e cila ndihmon sistemin konjitiv kur ne plakemi. Çokollata e zezë përmban gjithashtu antioksidantë të fuqishëm dhe përmban stimulues natyralë si kafeina që mund të përmirësojë fokusin. Konsumoni rreth 30 gramë çokollatë të zezë në ditë  dhe fruta të thata për të marrë të gjitha benefitet e lidhura to, pak kalori, yndyrna, apo sheqer.

Bëhu gati për të kaluar një ditë të mirë

Do që t’i japësh impuls aftësisë për t’u përqendruar? Fillo të hash një vakt të shoqëruar më lëng frutash 100% , një sanduiç me salmon dhe një filxhan kafe.  Në mënyrë që të konsumoni një vakt të balancuar mirë, ekspertët ofrojnë këtë këshillë:

  • Flini gjumë mirë
  • Qëndroni të hidratuar
  • Ushtrohuni në mënyrë që të zhvilloni të menduarin e mprehtë
  • Meditoni që të qartësoni mendimin dhe relaksohuni.
Dita e babait
Komunikimi ndërkulturor

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>