Ne shpenzojmë rreth një të tretën e jetës sonë në gjumë, por shumë njerëz ankohen vazhdimisht se nuk bëjnë gjumë të mirë. Nëse ke kohë që vuan nga pagjumësia, nga një gjumë i çrregullt apo zgjohesh shpeshherë natën, provo më shumë aktivitet fizik gjatë ditës, ul nivelin e alkoolit dhe kafeinës disa orë para gjumit. Nëse i ke bërë të gjitha këto dhe akoma ke probleme me gjumin, këtu janë tri gjëra që do të të ndihmojnë të qetësosh trupin dhe ta përgatitësh për gjumë.

141222131348_1_900x600

Fuqia e ujit: 20 minuta para se të shtrihesh, uli dritat e banjës, vendos një muzikë relaksi në smartphone dhe bëj një dush të ngrohtë. Muskujt do të çlirohen nga uji, ndërsa avujt do të pastrojnë sinuset, të cilat janë thelbësore për të krijuar simptomat e alergjisë që të pengojnë të bësh gjumë të qetë gjatë natës. Kjo është gjithashtu një mënyrë e mirë për të pastruar mikrobet, të cilat gjithashtu të pengojnë të bësh gjumë të qetë.

Lamtumirë dhimbjeve: 10 minuta pasi ke bërë një dush të ngrohtë, vish pizhamet dhe për 5 minuta bëj disa ushtrime të thjeshta për të qetësuar dhe lehtësuar trupin nga çdo lloj dhimbje. Dhimbja e shpinës është e zakonshme për shumë njerëz, kështu që nëse të pengon, bëj disa lëvizje të thjeshta yoga. Nëse ke dhimbje qafe apo supesh, bëj disa ushtrime stretching. Një mesazh i lehtë mund të ndihmojë shtensionimin e muskujve. Edhe një peshqir i lagur me ujë të nxehtë mund të të ndihmojë të çlirohesh nga ndonjë dhimbje apo bllokim i muskujve gjatë ditës.

Çlodhu: Tani shko në shtrat, jo si e sakatuar. Merr një libër dhe fillo të lexosh derisa gjumi të të rëndojë mbi qepalla. Këshillohet të lexosh një libër të vërtetë, jo në laptop apo iPad, sepse drita do ta ngacmojë trurin për t’u zgjuar.

Njerzit e organizuar
Një pushim i shkurtër

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>