photo (14bLexo: 1 Samuelit 7:7-12

Familja Gjoni qëndroi duke parë pemën gjigante të lisit të rrëzuar në mes të oborrit të shtëpisë së tyre. Gjatë natë një stuhi e fortë e kishte rrëzuar atë. E mahnitur Natali tha: “Uau, nëse pema do të kishte rënë vetëm pak më afër nesh, atëherë do të kishte goditur shtëpinë!”.

Babai pohoi me kokë dhe duke vendosur dorën në supin e Natalisë tha: “Pa dyshim që Perëndia kujdeset për ne.”.

Marku mati me sy distancën nga pema e rrëzuar tek shtëpia dhe i mahnitur tha: “E vërtetë. Shtëpia jonë nuk është dëmtuar fare.”.

Nëna e tij shtoi: “Shpresoj të mos i harroj kurrë gjithë gjërat që Perëndia ka bërë për ne.”. Pas saj Natali tha: “Por Ai ndonjëherë lejon që të na ndodhin gjëra të këqija, siç lejoi që gjyshen ta shtypte një makinë!”.

Dhe babai shtoi: “Po, por edhe atëherë gjyshja dhe të gjithë ne e kemi ndjerë ngushëllimin dhe paqen e Perëndisë. Ne e dimë se mund t’i besojmë Atij dhe kujdesit të Tij.”. Marku tundi kokën duke thënë:

Kur unë kam frikë, kujtoj se si është kujdesur Zoti në raste të tjera që kam qenë i frikësuar. Në klubin e Biblës mësuam një histori që tregonte se si Samueli ngriti një gur dhe e quajti ‘Zoti na ka ndihmuar’ – emër pak i çuditshëm.”.

Natali u kujtua dhe shtoi: “Mësuesi ynë e quan këtë përmendore sepse u ngrit për të kujtuar që Perëndia fitoi një betejë për Izraelin.”.

Duke buzëqeshur  nëna tha: “Po flet për emrin ‘Eben-Ezer’.”.

Babai qeshi dhe tha: “Mbase edhe ne duhet të ngremë një përmendore tonën.”.

Natali pyeti: “Mbase. Ose mund të mbajmë një bllok me shënime ku të shkruajmë të gjitha momentet kur Perëndia na ka ndihmuar. Si thoni? Mund të mbajmë shënim çdo gjë të mirë që na ndodh gjithashtu – siç ishte pema që nuk e goditi shtëpinë.”

Marku ra dakord dhe tha: “Ide e mirë. Le të bëjmë një fotografi ku të jemi të gjithë duke qëndruar para pemës gjigante. Sa herë që ta shohim fotografinë, do të kujtojmë se si Perëndia u kujdes për ne.”.

Nëna dhe babai buzëqeshën duke pranuar. Babai tha: “Mund ta quajmë ‘Libri Eben-Ezer’. Merre aparatin, Mark. Le ta fillojmë librin që sot!”.

Po ti ke ndonjë mënyrë për të kujtuar gjërat që Zoti ka bërë për ty? A ke marrë një përgjigje të veçantë për lutjet dhe a të ka mbrojtur Perëndia në një situatë të rrezikshme? A të ka ndihmuar Ai në ndonjë lëndë të vështirë në shkollë ose a ka siguruar një shok për ty kur je ndjerë vetëm? Përse nuk i mban shënim gjërat që Perëndia ka bërë për ty? Mos e bëj që të jetosh në të shkuarën, por bëje që të kujtosh se Perëndia është gjithnjë atje për të të ndihmuar, edhe kur përballesh me një situatë të vështirë.

Mos harro mirësinë e Perëndisë!

Piperi dhe ilaçi i enëve
Të paharruar

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>