follow-godUnë besoj se një pjesë e jona  ka frikë se nëse ne i japim Zotit jetët tona, atëherë nuk do të marrim atë që duam.  Por Zoti na do neve dhe Ai do që ne t’i besojmë Atij.  Psalmi 37:4 thotë : Ki besim tek Zoti dhe bëj të mira; bano vendin dhe shto besnikërinë. Gjej kënaqësinë tënde në Zotin dhe ai do të plotësojë dëshirat e zemrës sate.  Dhe kjo është një mënyrë shumë më e mirë për të jetuar- bëj ashtu siç do Perëndia dhe lejo Atë që të bëj gjënë e duhur.

SI NDRYSHON DITA JONË KUR NE VENDOSIM PERËNDINË TË PARIN? Nëse ke një jetë të brendshme të fortë- që do të thotë të dish se kush je në Krishtin dhe të dish se je mirë me Perëndinë- atëherë nuk ka shumë rëndësi se çfarë është duke ndodhur rreth teje. Në fakt, është e mrekullueshme se çfarë mund të kalosh përmes një buzëqeshje në fytyrë.

Ti mund të jesh duke lënduar shumë veten tënde, por ende ke një dëshirë të madhe të ndihmosh të tjerët.  Këtu ne e kuptojmë se jemi bij dhe bija të rritura në Zotin- kur jeta jonë nuk mbështillet rreth asaj që duam , rreth asaj që mendojmë, apo  mënyrës sesi ndihemi.  Në vend të kësaj ne jemi të përqendruar, në atë çfarë ka bërë Zoti në jetët tona dhe se si ne mund të ndihmojmë që mbretëria e Tij të rritet, ndërsa jemi ende këtu në tokë.  Unë dhe ti mund të kemi shumë gjëra, por nuk ka asgjë më të çmuar në këtë jetë se të dimë që Zoti na do dhe se ne jemi me Të.  Unë besoj, se gjatë orëve tona të fundit, do të kuptojmë se kjo është gjëja më e rëndësishme.  Mateu 6:33 thotë,  Por para së gjithash kërkoni ( kërko njëherë dhe pastaj përpiqu)  mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij (mënyrën e Tij për t’i bërë gjërat dhe të qenit i drejtë) dhe të gjitha këto gjëra do t`ju shtohen. Kur ti kërkon Zotin dhe e bën Atë prioritetin tënd të parë, atëherë ti me të vërtetë do ta njohësh atë dhe Ai do të japë gjërat që janë të duhurat për ty në kohën e duhur, e në mënyrën e duhur. Unë kam qenë një njeri sipërfaqësor dhe e di çdo të thotë të kesh nevojë për diçka më të thellë. Unë dua që t’ju inkurajoj juve  që të ndiqni Perëndinë; jetoni çdo ditë të jetës suaj duke ndjekur çfarë ka rëndësi në të vërtetë. Mos e shpenzo të gjithë jetën tënde  duke qëndruar në ujëra të cekëta, duke menduar vetëm për ato që dëshiron,  duke menduar e duke ndjerë.  Lejo që Ai të jetë i pari në jetën tënde- dhe shumë shpejt do të kuptosh se kjo është mënyra më e mirë për të jetuar.

Shiko Isaiah 55:6, 1 Pjetri 3:11, e 1 Korintastit 14:1

Prit të mirën prej Zotit
Mposhte frikën!

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>