Lexo: Psalmi 119:97-105

Geri dhe kushëriri i tij Erik u shtrinë pranë zjarrit të kampit. Geri tha: “Unë zakonisht nuk e pëlqej peshkun, por peshqit që kapëm sot ishin të shijshëm!” Xhaxhai tundi kokën në miratim dhe tha: “Tani le të marrim pak ushqim frymëror përpara se të kthehemi, shpresoj qe ju djema i kujtoni Biblat tuaja.” Eriku tundi kokën, ndërsa Geri shkundi dorën duke thënë: “Babai im beson në Jezusin, por ai thotë që nuk kemi nevojë të lexojmë Biblën kaq shumë. Babi thotë qe njerëzit e dobët qe nuk mendojnë për veten e tyre kane nevojë për të.”

Ai e pa me keqardhje. “Xhaxhi por une e di qe ti nuk je i dobët,” shtoi Geri. Xhaxhai iu përgjigj “Mire, unë sigurisht që kam nevojë për Biblën. Fjala e Perëndisë është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës sime.” Duke marrë Biblën e tij, xhaxhai shkoi tek Psalmi 119:  “Dëgjoni se çfarë thotë Perëndia rreth saj –Ai e quan një drite qe te na tregoje rrugën se ku duhet te shkojmë.”

vajze ne pyllDjemtë dëgjonin ndërsa xhaxhai lexoi disa vargje dhe pastaj u luten. Mbasi xhaxhai mbaroi se luturi, Geri vrau një mushkonje dhe tha: “Unë mendoj qe është me mirë te përdor pak ilaç mizash. Ku është? Ne kemi ca, apo jo?”  Xhaxhai tha: “Është ne kroskotin e makinës. Ne duhet ta kishim ditur që do të na nevojitej.” Mire merre, babi,” – tha Eriku me nxitim. Pastaj thirri: “Eja, Geri. Ndoshta do te shohim një ari!” Pak me tutje midis drurëve, Geri u pengua mbi një trung, dhe ra. Ai u ngrit dhe pa qe Eriku ishte përplasur mbi disa dege te varura. Eriku tha: “Uau! Është errësirë ne ketë pyll. Le te marrim një elektrik dore.” Ata u kthyen pas. “Ve bast qe u ktheve për këtë,” vështroi xhaxhai kur i pa. Ai filloi ti jepte elektrikun e tij te dorës Gerit. Pastaj e tërhoqi atë pas dhe tha me një buzëqeshje: “Hej prit pak, a je i sigurt qe këto nuk janë vetëm për njerëz te dobët te cilët nuk mund te shikojnë ne errësirë?”Geri e pyeti: “Çfarë do te thuash? Askush nuk mund te shikoje ne errësirë.” Xhaxhai shtoi: “E vërtetë,  as ne pyll as ne jetë. Kështu qe pse te mos e përdorësh dritën qe te te ndihmoje ty ne jete ashtu si drita qe mund te të ndihmoje ne pyll?” “Çfarë do te tho…” filloi të thoshte Geri. Pastaj ai buzëqeshi. “Ne rregull xhaxha, e kuptova. Ti po thua qe ne kemi nevoje për Biblën qe te na japë dritë ne jetën tone. Do i tregoj babit për këtë, por tani te lutem a mund ta kemi atë elektrikun e dorës?”

A nuk do të ishte marrëzi të pengoheshe në errësirë nëse ka një drite të vlefshme? Ka një dritë që mund të ndihmojë ty të ëshohësh atë që duhet ndërsa ecën çdo ditë—një dritë që do të ndihmojë ty të shmangësh grackat e jetës. Është drita e Fjalës së Perëndisë, Bibla. A e përdor ti? A e lexon ti atë rregullisht? Kërko ndihmën e Perëndisë çdo ditë. Ai do të përdorë Fjalën e Tij që të tregojë ty se çfarë është e drejtë. Përdore dritën që është e vlefshme për ty.

Lexoje dhe bindu Biblës!

 

            

Diçka për të vënë në praktikë
Gjëegjëza

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>