Në të përditshmen tonë përballemi me  mjaft gjëra që mund të shkaktojnë stres. Shumë njerëz shqetësohen për gjëra që nuk kanë ndonjë rëndësi.  Ne kemi tendencën të mendojmë shumë mbi çështje të caktuara. Kjo mund të na kthehet në obsesion. Çfarë mendojnë të tjerët për ne?  Si na duken flokët? Sa para kemi në bankë? Më pas jeta kthehet në një dallgë stresi, në vend se të na përcjellë ndjesi pozitive.

Na duhet  të lemë pas frikën dhe shqetësimin dhe të përqafojmë dashurinë dhe lumturinë. Shpresojmë që ky  material do t’ju ndihmojë të qartësoheni.

 Çfarë mendojnë të tjerët për mua?

Shpesh jetojmë si në burg, duke u shqetësuar se çfarë mendojnë të tjerët për ne.  Mbaj mend se opinioni i dikujt për ty, nuk ka asnjë rëndësi. Zoti të sheh si shumë të çmuar. Kjo është e vetmja gjë që vlen. Askush nuk mund të largojë prej teje vetëbesimin, dashurinë për veten, e kujdesin. Sigurohu që t’i  zhvillosh këto cilësi. Dashuria gjendet brenda nesh. Duhet të tregosh respekt për veten tënde.

Sa shumë para zotëroj?

Të kesh më shumë para, nuk do të thotë të jesh më i lumtur.  Studimet kanë treguar se paratë janë të rëndësishme kur bëjnë diferencën mes të jetuarit në rrugë, e të jetuarit në një shtëpi. Nëse  nevojat tona bazë janë të plotësuara, të kemi më shumë para nuk do të na bëjë më të lumtur. Ndaj, mjaft u shqetësove se sa para ke në llogarinë tënde.  Fillo të kujdesesh më shumë për të sotmen dhe ji  falenderues për atë që ke tani.

Gabimet që kam bërë?

Duhet të falim veten tonë. Të mendosh gjatë mbi ato çfarë kanë ndodhur, nuk ka për t’i ndryshuar . Duhet të dish  se nga çdo  gabim që ke bërë, je rritur dhe ke mësuar gjëra të vlefshme. Mendoji ato si pjesë të vlefshme të  eksperiencës tënde, që të kanë ndihmuar të kuptosh më shumë.

Përse nuk dukem gjithmonë perfekt?

Perceptimet e njerëzve mbi të bukurën janë të ndryshme. Mos u mundo që të modelosh trupin tënd mbi atë çfarë  media dhe imazhet e ndryshme na imponojnë. Ne kemi një pamje fizike unike. Nëse shkon të bësh ushtrime  në palestër , bëje duke u shqetësuar më shumë për shëndetin tënd, e jo për mënyrën se si dukesh. Lër mënjanë imazhin perfekt dhe respektoje veten ashtu siç je në këto momente.

Si mund t’i kënaq të gjithë?

Kur kënaq të tjerët, mund të kesh  miq më shumë. Por, nuk  është e thënë që këta të jenë miqtë e duhur. Kur shtyp veten tënde për t’u pëlqyer të tjerëve, do të tërheqësh patjetër njerëzit  e gabuar pranë vetes. Mëso si të duash veten dhe të kuptosh nevojat e tua. Mbaj për miq ata njerëz që nuk përpiqen të të shkelin.

 

4 mënyra si të ndihemi më pak të zënë
T’u mësosh fëmijëve se ç’është respekti

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>