Këtë javë në “Zgjohu Pozitiv” menduam të sjellim në vëmëndje disa nga figurat kryesore të historisë së Pashkës. Do të përpiqemi të vendosim veten tonë “në këpucët” e tyre për të kuptuar edhe më mirë se si do të kishim reaguar ne në një situatë të ngjashme. Sot kemi zgjedhur Pjetrin :

Passion - PeterSimon Pjetri, ishte një nga ndjekësit e parë të Jezusit. Ai ishte një nga miqtë më të ngushtë të Jezusit, një apostull, një drejtues i kishës etj. Pjetri ishte një person entuziast, me vullnet të hekurt, impulsiv dhe me raste edhe i ashpër. Po përveç pikave të tij të forta, ai kishte edhe dështimet e veta ne jetë. Nuk duhet që të harrojmë që Pjetri ishte i pari që dëshmoi që Jezusi ishte Biri i Perëndisë.

Në raste të ndryshme, Pjetri tregon temperamentin e tij prej lideri, tregoi guximin dhe karakterin e tij impulsiv. Për shembull, ishte Pjetri ai që morri guximin dhe doli nga varka për të ecur mbi ujëra në drejtim të Jezusit.  (Mateu 14:28-29)— dhe papritur i heq sytë nga Jezusi dhe fillon të fundoset.

Ishte Pjetri ai i cili e kundërshtoi Jezusin ndërsa ai fliste për vdekjen e vet (Mateu16:22) — Dhe më pas u korigjua me butësi nga Jezusi.

Ishte Pjetri ai që sugjeroi ngritjen e tre çadrave në nder të Moisiut, Elias dhe Jezusit (Mateu 17:4) —dhe më pas u përul në qetësi përpara lavdisë së Perëndisë.

Ishte ai që nxorri shpaten e vet dhe sulmoi një nga ushtarët që donin të arrestonin Jezusin (Gjoni 18:10) — dhe menjëherë iu tha ta ulte shpatën

the-passion-of-the-christ-peter-at-last-supper-professing-jesus-passion085Ishte Pjetri që u zotua se nuk do ta mohonte Jezusin edhe sikur gjithë të tjerët ta bënin (Mateu 26:33) — dhe më pas ishte ai që e mohoi tre herë atë.

Përmes gjithë këtyre ulje ngritjeve të Pjetrit, Jezusi qëndroi gjithmonë një Zot I dashur dhe një udhëheqës besnik për Pjetrin.  Jezusi e quajti atë nga Simon në Pjetër, duke I premtuar që përmes tij, Jezusi do të themelonte kishën e vet.

Në ditën e Rrëshajëve, Pjetri ishte folësi kryesor në turmën në Jeruzalem (Veprat 2: 14), dhe Kisha filloi të rritej me një fluks prej rreth 3000 besimtarësh të rinj (vargu 41). Më vonë, Pjetri shëroi një lypës (Veprat 3) dhe predikoi me guxim para Sinedrit (Veprat 4). As arrestimet, rrahjet, kërcënimet nuk do të mund të lëkundnin  vendosmërinë e Pjetrit për të predikuar Krishtin e ringjallur (Veprat 5).

the passion of the christ peter denies Jesus passion086Pjetri ishte një nga dishepujt më aktivë e megjithatë ai e mohoi Jezusin 3 herë. A jeni gjendur në një situatë të tillë ku ju është dashur të silleni si Pjetri? Megjithatë ne mund të mësojmë shumë nga jeta e tij.Cfarë mund të mësojmë nga jeta e Pjetrit?

 

Jezusi mund ta mposhtë frikën.  Në cdo situatë Pjetri gjente kurajo duke ndjekur Jezusin. Si në rastin kur ai doli nga varka për të ecur mbi ujë ashtu edhe në rastet kur ai dilte përpara autoriteteve për të ndarë ungjillin e ringjalljes  “Në dashuri nuk ka frikë sepse dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën.” (1 Gjoni 4:18).

Jezusi fal edhe trahëtinë  Pasi Pjetri u betua për besnikëri, ai shumë shpejt e mohoi Jezusin 3 herë. Me këtë veprim u duk sikur Pjetri i shkëputi të gjitha lidhjet e urrës miqësore mes tij dhe Jezusit, por Perëndia me dashuri e rindërtoi këtë mardhënie dhe e përgatiti Pjetrin për shërbesë

Nëse jemi të pabesë, ai mbetet besnik, sepse ai nuk mund të mohojë vetveten (2 Timoteu 2:13).

Jezusi na sheh ne ashtu si ai kërkon që ne të jemi. Që në takimin e parë mes Pjetrit dhe Jezusit, Jezusi e quan atë nga Simon, në Pjetër. Një peshkatar i rëndomtë në sytë e njerzve, në syte e Jezusit ishte një shkëmb i themeluar dhe  palëkundur.

” ai që nisi një punë të mirë në ju, do ta përfundojë deri në ditën e Jezu Krishtit.” (Filipianëve 1: 6).

passion-jesus-at-the-last-supperJezusi zgjedh heronj të papëlqyer. . Pjetri ishte një peshkatar nga Galilea, por Jezusi e thirri atë të bëhej peshkatar njerëzish.  (Luka 5:10). Për shkak se Pjetri ishte I gatshëm të braktiste cdo gjë dhe të ndiqte Jezusin, ai e përdori atë në mënyrë të mrekullueshme. Ndërsa Pjetri predikonte, njerzit mahniteshin sepse ai ishte një njeri i paarsimuar dhe i zakonshëm.

Ata, kur e panë çiltërsinë e Pjetrit dhe të Gjonit dhe duke kuptuar se ishin njerëz të pamësuar dhe pa arsim, u mrrekulluan dhe i njihnin se kishin qenë me Jezusin. (Veprat e Apostujve 4:13).

Të jesh me Jezusin, ti do të jesh një person komplet tjetër.

Si Pilati
Filmat vizatimorë

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>