Gjatë kësaj jave do të ndajmë me ju 7 këngë të Pashkës, historitë dhe videot e tyre. Këto janë këngë që përcjellin një mesazh i cili është i vërtetë madje dhjetëra apo qindra vite pasi këto këngë janë shkruar. Këto këngë janë shpesh të përdorura në adhurim.

Ja lista për sot:Jezus vetem jezus

 1. Nicole Mullen – Redeemer

Kënga ‘Redeemer’ (Shpengimtari) është frymëzuar nga një pasazh i Dhjatës së vjetër shkëputur nga libri i Jobit, i cili ndërsa përjetonte vuajtjet më të mëdha, u ndal dhe tha, “Por unë e di që Shpëtimtari im jeton dhe që në fund do të ngrihet mbi tokë.” Dhe se si ai ishte i sigurtë se do ta shikonte Perëndinë me sytë e tij. Sa e fuqishme është që pavarësisht asaj që kalojmë, pavarësisht asaj që bota na thotë, ne mund të qëndrojmë drejt dhe me kokën lart duke thënë, “E di se shpëtimtari im jeton, pavarësisht asaj që po kaloj, asaj që kam parë apo që është duke e ndodhur rreth e qark meje.

Në vitin 2001, kënga fitoi çmimin Dove Award si Kënga më e mirë e vitit.

E di se Shpëtimtari im jeton
Gjithë krijimi sot dëshmon
Jeta brenda meje thërret
e di se Shpëtimtari im jeton


 2. Natalie Grant – Alive

Në albumin “The Story” me këngë në të cilat historitë e Biblës tregohen nga vetë personazhet, një ndër këngët e fuqishme është Alive (I gjallë) kënduar nga Natalie Grant. Ajo ka kënduar këtë këngë duke pasur në mendje Maria Magdalenën mëngjesin kur ajo pa Jezusin të gjallë. Natalie thotë: “Po të isha në vendin e Marisë, në të vërtetë nuk do të kisha fjalë të tjera veçse të përsërisja, ‘Mësues Ti je i gjallë, Ti je i gjallë je i gjallë.’. Ky ishte Momenti më i rëndësishëm në histori, dhe Maria Magdalena ishte personi i parë që e pa të ringjallej nga vdekja, Ai mund të kishte zgjedhur këdo. Ai jo vetëm që zgjodhi një grua, por zgjodhi një grua të thyer, dhe për mua këtë mund ta bëjë vetëm Jezusi!”

I gjallë! I gjallë!
Vdekja humbi në mjerim
Dashuria triumfoi
I gjallë! I gjallë! Halleluja, Zot i gjallë
I vetmi që unë adhuroj
jam i tij se Ai është i gjallë

3. Bill & Gloria Gaither – Because He Lives

Kjo është një këngë shumë e njohur e shkruar nga Bill dhe Gloria Gaither dhe ka qenë ndër më të preferuarat për Pashkë për shumë vite me radhë. Kjo është një nga 600 këngët që Gaithers kanë shkruar. Vargu i parë prezanton Ungjillin e Krishtit, duke na kujtuar për vdekjen e tij, varrosjen dhe ringjalljen. Në vargun e dytë ne shikojmë jetën e një foshnjeje dhe përjetojmë sigurinë që vetëm Krishti mund të jap, sepse ky fëmijë mund të ketë një jetë fitimtare për shkak se Jezusi jeton.

Ndërsa kuptojmë se Zoti mban të ardhmen, ne mund të përballim të nesërmen, me gjithë pasiguritë që ajo mund të sjell.

Sepse ai jeton, kam fuqi për nesër
Sepse ai jeton, skam frikë më
Sepse e di se ai mban të ardhmen
dhe jeta ime tash ka vlerë
sepse Ai jeton!

4. Tim Hughes – Happy Day

“Happy Day” është një këngë e drejtuesit të adhurimit britanik, Tim Hughes pjesë e albumit të tij me të njëjtin titull të realizuar live në Londër. Ai do të tregonte për frymëzimin e kësaj kënge:

“Para pak kohësh pata një bisedë me një mikun tim teolog. Ai më sfidoi duke më treguar se nuk kishte shumë këngë për ringjalljen e Krishtit. Kjo bëri që të mendohesha, pasi në atë kohë po lexoja librin “Kryqi bosh i Jezusit,” nga Michael Green. Aty mësova për sfidën që Mikelanxhelo u paraqiti kolegëve të tij artistë të cilët në veprat e tyre e paraqisnin Krishtin duke vdekur në kryq. “Më mirë, pikturojeni atë si Zotin e Jetës.”- do të thoshte ai. Gjithë këto mendime ishin në mendjen time ndërsa mora kitarën dhe fillova të adhuroja. Ndërsa mendoja akordet dhe melodinë në mendje kisha vargun, “O ditë me gëzim, ditë me gëzim, ti pastrove mëkatin tim, o ditë me gëzim, kurrë nuk do të jem më i njëjtë.”. Kënga u kompletua pasi ia prezantova grupit. Vargjet e kësaj kënge synojnë të mbushin buzët tona me të vërtetën dhe gëzimin e asaj që Krishti ka bërë për ne. Dëshira ime, është që teksa këndoni refrenin, zemrat të shpërthejnë në lavdërim.”

Gëzim pa fund, paqe e përsosur
dhimbja tokësore merr fund
festo, Jezusi është i gjallë
Ai është i gjallë

5.Chris Tomlin – Amazing Grace

Para disa vitesh, Chris Tomlin-it iu kërkua të bënte diçka që mund të jetë e frikshme për çdo kantautor. Por gjatë këtij procesi, ai zbuloi diçka të mrekullueshme në lidhje me një prej këngëve më të dashura. Chris tregon: “Më kërkuan që të shtoja diçka për një film që do të publikohej, kështu që fillova të mendoj për këtë ide e të bëj disa kërkime dhe zbulova diçka për John Newton i cili ka shkruar këtë himn. Ai ishte tregtar skllevërish dhe kapiteni i një anije skllevërish, por Perëndia e shpëtoi nga kjo jetë e tmerrshme. Kështu ai shkroi këtë poezi në një prej mesazheve të tij, dhe pjesën e mbetur të jetës së tij e kaloi duke predikuar Ungjillin. Kjo poezi titullohej “Hir i mahnitshëm”. Vargu i saj i fundit është shumë i famshëm dhe thotë, “Kemi qenë atje për dhjetë mijë vjet, duke shndritur fort si dielli”. Të gjithë e dimë këtë varg, por në fakt ai është shtuar 100 vite më pas, ndërkohë që fjalët origjinale ishin “prangat e mia janë zhdukur”. Vetëm kjo ide, se ne të gjithë jemi skllevër të diçkaje, se të gjithë kemi lindur skllevër ndaj diçkaje që na mban lidhur. Ky është lajmi i mirë, ky është Ungjilli, se Jezusi erdhi për të na bërë të lirë. Prandaj titullohet “Hir i mahnitshëm, prangat e mia janë zhdukur.”.

Prangat e mia u këputën
Sot jam i lirë
Perëndia, Shpëtimtari im më ka shpenguar
dhe mëshira e Tij triumfon
dashuri e pafund, hir mahnitës

 

6. Fee – All Because of Jesus

Disa vite para se të bëhej lider i grupit të tij, Steve Fee punonte në prapaskenë me njerëz si Chris Tomlin, Louis Giglio si pjesëtar i lëvizjes Passion College Ministry (Shërbesa Pasion për Universitetin). Në fakt, në fillimet e saj, ishte Steve ai që udhëtonte nëpër vend, duke vizituar qendrat studentore e duke drejtuar adhurimin për të hapur flasë për këtë lëvizje, e cila që prej asaj kohe ka ndikuar në miliona studentë e të rinj.

Një sukses radiofonik i këtij viti ka qenë një këngë e shkruar prej teje me titull “Gjithçka për shkak të Jezusit” (All because of Jesus) Steve thotë- “Kjo këngë është shkruar si një këngë adhurimi për kishën tonë në Atlanta. Ajo është frymëzuar nga Efesianët, ku thuhet se për shkak të dashurisë dhe mëshirës së madhe të Atit tonë, ne jemi bërë të gjallë në Krishtin. Kënga përsërit vazhdimisht “Vetëm për shkak të Jezusit jam i gjallë.” Edhe sot për shkak të Jezusit jo vetëm që kemi ajër në mushkëri, marrim frymë dhe ecim mbi këtë tokë, por gjithashtu për shkak të fuqisë, mëshirës dhe dashurisë së Jezusit jemi të gjallë në shpirt dhe kemi jetë të përjetshme, që na është dhënë nga Jezus Krishti…”

Krijues i Qiellit dhe Tokës
Askush nuk mund të masë vlerën tënde
Mbret mbi gjithë universin
Ty të qoftë lavdia

Jam i gjallë

Sepse jam i gjallë në Ty

 7. Townsend – In Christ Alone

E dua shumë këtë këngë, sepse një pjesë e mirë e saj e përmbledh qartë se kush jemi në Krishtin. Kënga flet për shpresën tonë, për vdekjen dhe ringjalljen e Jezusit, por tregon çfarë do të thotë kjo për ne. Në vargun e parë thotë, “Nuk ka më faj në jetë, as frikë në vdekje, kjo është fuqia e Krishtit në mua, nga e qara e parë e jetës deri në frymën e fundit, Jezusi udhëheq fatin tim.” E pastaj vazhdon duke thënë se asgjë nuk mund të na shkëpusë nga dora e Tij. Mendoj se ndoshta kjo këngë ka marrë një domethënie të veçantë, sepse është e rëndësishme t’i mendojmë këto gjëra kur kujtojmë tragjeditë që kanë ndodhur vitet e fundit. Ne duhet të kuptojmë vërtetë se Dikush është në kontroll.

Pa faj në jetë, pa frikë në vdekje
Kjo është fuqia e Krishtit në mua
nga e qara e parë në jetë deri në frymëmarrjen e fundit
Jezusi drejton fatin tim.

A do t’i shtonit kësaj liste këngët tuaja të preferuara, të cilat gjatë Pashkës ju kujtojnë sakrificën që ju dha jetën e përjetshme? Na shkruani dhe ne do të hartojmë një tjetër listë me historitë e këngëve tuaja të preferuara!

Nuk flet për Asgjë!
Këngë për birësimin

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>