PassionOTChrist_154PyxurzPilati ishte ai që dha leje për ta kryqëzuar Jezusin edhe pse ishte i bindur që Jezusi ishte i pafajshëm. A jeni gjendur në ndonjë situatë kur ju është dashur të jepni një vendim? Ju edhe pse e keni ditur se kush ishte e drejtë, keni zgjedhur të mbroni të gabuarën për hir të shumicës. E vërteta , a ia vlen ta thuash?

Jesus_or_barabbas2_57174557_stdLe të përfytyrojmë pak atë skenë të lirimit të Barabës. Pilati qëndron në mes, duke  larë duart e tij, në mes të gjithë kësaj padrejtësie të pistë. Në të majtë të Pilatit është Jezusi, me duart lidhur, i destinuar që të kryqëzohej. Një i pafajshëm, i rrahur për vdekje, i shpërfytyruar, i përbuzur dhe i poshtëruar. Në krahun tjetër qëndron Baraba. Ai duket i lumtur,i gjallë, duart e tij të shtrira për të pranuar urimet nga ushtarët. E tërë sjellja e tij duket si ti ishte hequr një barrë e rëndë. Dhe Baraba përdor fjalët :  “Zgjedhja më e mirë që keni bërë.”

Në të vërtetë ai është zgjedhja më e mirë, sigurisht për botën.

Siç ishte atëherë, kështu është edhe sot. Krishti nuk mund të ishte “zgjedhja e botës”, edhe pse Bota është arsyeja pse Jezusi zgjodhi të jepte jetën e vet. Ne ndoshta sot  të ndjehemi të kënaqur që ne nuk kemi për të bërë të njëjtën zgjedhje që bëri Ponc Pilati në atë ditë të trazuar në Jerusalem. Pilati pyeti turmën :

“Çfarë duhet të bëj me Jezusin?”

pilate_questions_jesusZgjedhja para nesh është shumë më e vështirë, sepse ne dimë shumë më shumë se Pilati. Ai besonte se Jezusi ishte i pafajshëm, por ju nënshtruan presionit dhe vendosi të lerë të lirë një kriminel. Cili do të jetë fundi për ne që e dimë të vërtetën për Jezusin dhe ende preferojmë Barabën?

Askush nuk mund t’i shpëtojë kësaj pyetjeje. Ne secili kemi vet një turmë mbi ne që na bën presion të zgjedhim Barabën në vend të Jezusit. Për sa kohë që jemi me Krishtin, duke ecur së bashku me të, pas tij, duke zgjedhur atë, është e lehtë. Por momenti i vendimit të vështirë do të vijë herët ose vonë për të gjithë ne.

Ne secili do të jemi në mes të një turme ku na duhet të bëjmë një zgjedhje. Bota e ka bërë zgjedhjen e saj.

Jezusi duhet të vdesë!

Po ti cilin do të zgjedhësh Jezusin apo Barabën?

Si Baraba
Pashka

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>