Mendo për një moment për dikë që jeton në një shtëpi  normale dhe që zgjohet herët në mëngjes për t’u përleshur me gjithkënd për t’u futur në dush, në mënyrë që të  shkojë në kohë në punë. Ai punon fort të gjithë ditën dhe  përballet me shumë trafik gjatë kohës që kthehet në shtëpi, e  më në fund mund të ulet të hajë diçka dhe të shohë televizor. Ai  vendos alarmin e tij për të nesërmen dhe shkon sërish në shtrat, kështu nis të përsëritet i njëjti proces. A ju tingëllon familjare kjo mënyrë jetese?

Në Dhiatën e Vjetër, në librin e Predikuesit, Mbreti Solomon thotë se nuk ka asgjë të re nën diell.  Ka monotoni, shkruan ai,  e ka mërzi në jetën tonë.  Por një jetë e jetuar me Zotin, në shoqëri me  Të, nën autoritetin e Tij, është një jetë plot me gëzim dhe përmbushje.  Të gjithë njerëzit  mund të jetojnë një jetë boshe, plot mërzi, një jetë  që nuk ka asnjë kuptim sepse Zoti nuk është aty,ose në vend të  kësaj ata mund të përjetojnë një jetë të mbushur me gëzim, ekzaltim dhe kënaqësi kur ata jetojnë me Të.

Përmes librit Predikuesi, Solomoni na paralajmëron neve duke na thënë, “ Të lutem, mos shko atje ku unë shkova. Të lutem,  ji në dijeni të pasojave që sjell të jetuarit në mënyrë të gabuar. Mëso nga dështimet e mia, e mos bëj të njëjtat gabime që unë kam bërë. Jeto në miqësi me Perëndinë.  Jeto nën autoritetin e Zotit.” Ai thotë se nuk ja vlen të ndjekim pas tundimet  me të cilat do të përballemi në jetë, sepse ato sjellin shumë më shumë telashe dhe ne do të biem pre e tyre.

A është bërë jeta jote monotone dhe e fokusuar pas qëllimeve tokësore, apo je duke përjetuar gëzimin dhe plotësinë e ecjes tënde të përditshme me Jezusin? Mos e humb aventurën e mrekullueshme të besimit që Zoti ka për ty.

Lutje: Zot, jam i lodhur duke jetuar një jetë të mërzitshme dhe monotone. Unë dua të përjetoj gëzimin dhe kënaqësinë që vijnë nga një jetë e jetuar bashkë me Ty. Unë lutem në emër të Jezusit. Amen

Ti do të më tregosh shtegun e jetës; ka shumë gëzim në praninë tënde; në të djathtën tënde ka kënaqësi në përjetësi. (Psalmi 16:11).

Zemra e Zotit
Mësoni fëmijët tuaj

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X