MobbingShumë njerëz nuk i venë re gabimet e tyre, në vend të kësaj ata përpiqen për të gjetur dhe për të nxjerrë në pah gabimet e dikujt tjetër. Shpesh herë ne gjykojmë dhe pa e kuptuar. Përgjatë programit Weekend që Radio 7 transmeton, vijnë disa arsye të rëndësishme pse ju nuk duhet të gjykoni njerëzit e tjerë.

– Informacioni jo i plotë

judge-with-gavelPara se të gjykoni dikë, sigurohuni që ju i dini të gjitha faktet në lidhje me këtë person. Ndoshta ju nuk e dini gjithë historinë, apo problemet dhe shqetësimet e tyre. Në vend që të gjykoni, përpiquni ti ndihmoni ata ose t’i lini të qetë. Kjo është një nga arsyet më kryesore pse ne nuk duhet të gjykojmë njerëzit e tjerë.

-Ne jemi të gjithë të ndryshëm

Nëse ju nuk pëlqeni te bëni diçka, kjo nuk do të thotë që dhe njerëzit e tjerë nuk duhet ta bëjnë atë. Për shembull, nëse dikush nuk mund të marrë një diplomë universiteti, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ata nuk deshirojnë të studiojnë, ata thjesht nuk mund të paguajnë për arsimimin e tyre. Ne jemi të gjithë të ndryshëm dhe ne të gjithë kemi probleme të ndryshme të jetës.

– Askush nuk është i përkryerimages (3)

“Perfeksionistët” kanë tendencë për të gjykuar çdo person që takojnë në jetën e tyre. Ata nuk i pranojnë gabimet që kane apo bëjnë, por duan të theksojnë të metat e dikujt tjetër. Është e rëndësishme për të kuptuar se askush nuk është i përsosur dhe ne të gjithë bëjmë gabime herë pas here. Tregohuni të kujdesshëm kur filloni të  kritikoni veprimet e dikujt tjetër.

– Silluni me të tjerët ashtu si ju doni qe ata te sillen me ju

Para se te gjykoni dikë, vendosni veten në këpucët e tyre. Ne shpesh herë gjykojmë padrejtësisht të tjerët, por e urrejmë kur te tjerët na gjykojnë neve. Mendoni përpara se të gjykoni. Mos gjykoni dhe nuk do të gjykoheni; mos dënoni dhe nuk do të dënoheni; falni dhe do të jeni të falur.

– Toleranca

Toleranca është thelbësore në një botë moderne. Në ditët e sotme njerëzit bëjnë kaq shumë gjëra në pamje të pare të paarsyeshme saqë është e vështirë të qëndrojmë te heshtur. Kultivoni tolerancën çdo dite dhe kjo do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë njerëzit dhe te gjykoni më pak. Nëse ju nuk mund të kuptoni dikë, atehere përqendrohuni tek problemet tuaja.

-Pamja shpesh herë gënjen

images (4)Mos i gjykoni njerëzit nga pamja e tyre dhe kurrë mos i përqeshni. Ndoshta ata nuk mund të blejnë rroba të shtrenjta dhe të jetojnë ne mënyrë luksoze, por ata mund të bëjnë vepra shumë të mira që njerëzit e tjerë as nuk i çojnë në mendje.

 

 

– Respekti

Nëse ju doni të bëheni më të mençur, ju duhet të mësoni se si të respektoni të tjerët, përfshirë njerëzit qe nuk i pëlqeni. Ne gjykojmë njerëzit që nuk i pëlqejmë dhe përpiqemi t’ia u bëjmë jetën e vështirë, por shpesh herë përfundojnë duke prishur jetën tonë.

– Ju përcaktoni kush jeni

Kur ju gjykoni njerëzit e tjerë, ju nuk tregoni kush ata janë, në të vërtetë ju tregoni kush ju jeni.

 

Mendimet Negative
Gëzimet e pranverës

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>