kids-tabletsAkademia Pediatrike Amerikane dhe  Organizata Pediatrike Kanadeze, kanë nxjerrë deklarata në të cilat thuhet se fëmijët nga 0-2 vjeç nuk duhet që të kenë asnjë ekspozim ndaj teknologjisë, fëmijët  nga 3-5 vjeç mund të kalojnë vetëm një orë në ditë, ndërsa 6-18 vjeç mund të kalojnë deri në 2 orë kohë në ditë.

Ndërkohë që fëmijët dhe të rinjtë e përdorin teknologjinë 4-5 herë më shumë se normat e lejuara dhe kjo shoqërohet me pasoja të rënda, shpesh madje jetë kërcënuese. Pajisjet elektronike që mund të mbahen në dorë si për shembull : telefona celularë, tablet, lojra elektronike, kanë rritur në mënyrë drastike  aksesin dhe përdorimin e teknologjisë dhe kohët e fundit kjo po vihet re sidomos tek fëmijët që janë shumë të vegjël. Pediatrët u bëjnë thirrje prindërve, mësuesve dhe instancave qeveritare, që të ndalojnë përdorimin e këtyre pajisjeve  nën moshën 12 vjeçare.  Më poshtë po parashtrojmë disa nga arsyet se përse  këto pajisje, janë të dëmshme.

1.Këto pajisje shpejtojnë rritjen e trurin. 

Nga mosha 0-2 vjeç, truri i foshnjave trefishon masën e  tij dhe pas kësaj  vazhdon stadet normale të rritjes deri në moshën 21 vjeçare. Por sot ekzistojnë stimulime elektronike që çojnë në zhvillim të parakohshëm, si për shembull  telefonat, internet, I-pad, televizioni etj.  Këto stimulime janë të lidhura me problemet që shfaqen më vonë si “ mungesa e vëmendjes, vonesa në përpunimin e informacionit, impulsivitet i tepruar dhe ulje të aftësisë  të vetë-rregullimit.

2.Pajisjet teknologjike vonojnë zhvillimin
Kur përdor teknologjinë, qëndron në pozicione të caktuara, çka mund të rezultojë në zhvillim të vonuar.  Një  në tre fëmijë, që hyn tani në shkollë është me zhvillim të vonuar dhe kjo ndikon menjëherë në arritjet akademike. Lëvizja rrit përqëndrimin dhe aftësinë për të mësuar.

3.Epidemia e Obezitetit

Televizioni dhe lojrat video games, janë të lidhura me rritjen e obezitetit.  Fëmijëve që u është lejuar  një pajisje në dhomën e tyre të gjumit, kanë 30 % shanse më shumë për të  qenë obezë. 1  në 4 fëmijë kanadeze dhe 1 në 3 fëmijë amerikanë janë obezë. 30 % e fëmijëve me obezitet kanë tendencën të zhvillojnë diabetin dhe kanë më tepër rrisk për atak kardiak në moshë të hershme.

4.Sëmundjet mendore
Përdorimi i tepërt i teknologjisë, ndikon në rritjen e nivelit të fëmijëve me depresion, ankth, ç’rregullime të atashimit, mungesë vëmendje, autizëm, ç’rregullime bipolare, psikoza dhe probleme në sjelljen e fëmijës.

 5.Agresiviteti

Mediat që transmetojnë programe të dhunshme mund të shkaktojnë rritjen e agresivitetit tek fëmijët.  Fëmijët e vegjël janë shumë të ekspozuar ndaj dhunës fizike dhe seksuale në media.  Shtetet e bashkuara të Amerikës  e kanë kategorizuar dhunën mediatike si “ Rrisk i Shëndetit Publik” për fëmijët.

 

 

Krizë imagjinate tek fëmijët
Leximi

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>