Lexo:Efesianëve 5:25-33

Një mbrëmje, jo shumë kohë para se të martohej, Liza ngriti kokën nga tavolina dhe i buzëqeshi motrës së saj të vogël, Tinës duke i thënë: “Mendova të lexoja mësimin e shkollës të së dielës dhe t’i harroja për pak minuta të gjitha punët e dasmës, por gjeje pak për çfarë flet mësimi.”

“Për çfarë?” pyeti Tina, ndërsa qëndronte shtrirë në krevatin e saj. Ajo ishte po aq e emocionuar sa dhe e motra për planet e dasmës.

Liza shpjegoi: “Flet për Jezusin dhe kishën. Bibla i referohet besimtarëve si kisha e Perëndisë dhe gjithashtu si nusja e Krishtit, dhe Jezusi quhet dhëndri. Një ditë Ai do të kthehet për nusen e Tij. Vargjet tek ky mësim thonë se burrat duhet t’i duan gratë ashtu siç Krishti do kishën.”

“Domethënë ta dojë shumë, dhe mund të them se edhe ti me Denin e doni shumë njëri-tjetrin.” – tha Tina

 “Po, e vërtetë,” pranoi Liza. Ajo dukej e menduar.

“I knoë a lot of ëhat you’ve been doing to get ready for your ëedding,” said Tina, “but ëhat are ëe supposed to do to be ready to meet Jesus?”

“Ti e di se sa shumë kam punuar për t’u siguruar që gjithçka të jetë siç duhet në dasmën time me Denin. Tani pyes veten nëse kam qenë e kujdesshme për t’u bërë gati edhe për takimin me Jezusin. Sigurisht që t’i besosh Atij për faljen e mëkateve tona është vetëm fillimi,dhe sipas kapitullit 3, të Letrës së Parë të Gjonit, ne duhet ta pastrojmë veten.”

 “Çfarë do të thotë kjo?” pyeti Tina.

“Epo, mendoje pak. Unë dua që Deni të jetë gjithmonë i kënaqur me mua, kështu, kam mësuar të dua gjërat që ai do, dhe të pëlqej vendet ku ai dëshiron të shkojë.” Duke qeshur, Liza shtoi: “Madje më pëlqen të shkoj për peshkim me të!”.

Tina qeshi, duke kujtuar se si Liza nuk i duronte dot krimbat. “Domethënë… nëse me të vërtetë e duam Jezusin, ne duhet të duam edhe gjërat që e kënaqin Atë. Dhe duhet të shkojmë atje ku Ai na thotë, apo jo?”

Liza pohoi me kokë, ndërkohë, e largoi librin dhe u hodh mbi shtrat. “Pikërisht kështu,” pranoi ajo. “Ne duhet të qëndrojmë larg mëkatit dhe të bëjmë një jetë të shenjtë e të pastër për Të. Ndërsa do të vazhdojmë me planet e martesës time, le t’i kujtojmë njëra-tjetrës se duhet të punojmë me këtë.”

Po ti do të ishe gati nëse Jezusi do të kthehej sot? A po bën një jetë të pastër? A e kënaqin Jezusin mendimet dhe sjelljet e tua? A do të ishe i gëzuar nëse Ai do të vinte dhe do të gjente në një nga vendet ku ti shkon? Mos harro, Jezusi do të kthehet sërish. Ai mund të kthehet sot! Jeto duke e besuar këtë.

 

Bëj një jetë të pastër!

Si të përdorësh faqen e Superlibrit?
Shoferja

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>