“Nuthin’”

“Ata nuk flasin për asgjë…

lecrae_540_ffLecrae, rreperi i mirënjohur vazhdon misionin e tij për të lënë gjurmë jo thjesht përmes muzikës dhe skenës, por duke qenë një shembull në kulturën urbane. Në albumin e tij ‘Anomaly’, ai bën një thirrje drejtuar industrisë së rrepit dhe dëgjuesve të saj, me një mesazh që flet për natyrën e zbrazët të këtij zhanri.

Në këngën, ‘Nuthin’ (Asgjë);  rreperi fitues i dy çmimeve Grammy thotë, “ata nuk flasin për asgjë,” duke iu referuar brezit të sotëm të rreperave që duket se nuk kanë asgjë me vlerë për të diskutuar në rrepin e tyre.

Tekstet e LeCrae zbulojnë të vërtetën e pamohueshme: po humbasim thelbin në muzikën hip hop. Ai shkruan, “Ata nuk flasin për ligjet, apo për fëmijët që rrëmbehen nga nënat e tyre, nuk flasin për traumat, apo për përballjen me drogën.” Kjo është një nga ato këngë që mund të quhet “revolucionare” në botën e sotme të hip hopit.

Në një intervistë për revistën VIBE, ai pohoi se, “bota ka nevojë për artistë që janë të gatshëm të provokojnë me muzikën e tyre. Le të flasim për çështje si edukimi, racizmi apo besimi.” Lecrae duke folur hapur është tashmë një zë për të ardhmen e hip hopit. Në edicionin e 57 të ҫmimeve Grammy, ku vlerësohet muzika më e mirë e vitit, Lecrae mori çmimin Grammy për performancën më të mirë të krishterë bashkëkohore për këngën ‘Messengers’ bashkëpunimin me grupin for KING & COUNTRY.

Ky ҫmim i dytë Grammy në karrierën e Lecrae vjen menjëherë pas vitit të tij më të suksesshëm. Albumi ‘Anomaly’ i mirëpritur dhe vlerësuar nga kritika, u klasifikua i 1 në Billboard për 200 albumet më të mira, duke e bërë Lecrae një nga artistët më të njohur në hip hopin e krishterë.

lecrae-nuthin-500x271

Bashkë, të thyer!
Pashka në vargje këngësh

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>