Lexo: Kolosianëve 3:8-14

“Gjyshe! Gjysh!” thërritën Xheni dhe Tedi ndërkohë që po vraponin jashtë për të takuar gjyshërit e tyre që sapo kishin ndaluar pranë shtëpisë.

Gjyshja iu dha të dyve nga një përqafim të fortë. “Na mori malli për ju gjatë kohës që ishit me pushime!” tha ajo. “Ju pëlqeu udhëtimi?”

“Na pëlqeu, por ejani brenda që të shikoni se çfarë kemi sjellë në shtëpi,” tha Tedi. Ai dhe Xheni i drejtuan gjyshërit në dhomën e ndenjes. “Shikoni!” tha Tedi duke treguar me gisht një vazo qelqi të mbushur me lule të çelura.

“Sa lule të bukura!” tha gjyshi. “Shumë të bukura.”

“Shiko prapë, gjysh” tha Xheni. “Shiko këtu.” Ai tregoi me gisht një degëz të vogël që qëndronte në fund të vazos.

Gjyshi pa atje ku Xheni i tha. “Oh, tani e shoh,” tha gjyshi. “Është një kameleon, apo jo?”

“Thuajse duket si një gjethe e vogël,” tha gjyshi i mahnitur. Xheni qeshi. “Mësuesja ime e shkollës të së dielës thotë se Perëndia i ka krijuar ata me një lëkurë që ndryshon ngjyrë me qëllim që të mund të përshtaten me mjedisin që i rrethon.”

“E di çfarë kemi mësuar tjetër për ta?” pyeti Tedi. “Libri im shkencor thotë se lëkura nuk zhvillohet si trupat e tyre. Kur trupi zhvillohet më shumë se lëkura, ata fillojnë ta heqin lëkurën. Shpëtojnë nga lëkura e vjetër dhe shumë shpejt fitojnë një lëkurë krejtësisht të re.”

“Është pak a shumë e njëjta gjë me atë që duhet të bëjmë edhe ne, apo jo?” tha gjyshi duke vrojtuar. Xheni dhe Tedi panë të habitur. “Si mund ta bëjmë ne këtë, gjysh?” pyeti Tedi.

Gjyshi qeshi. “Besoj se po mendoja me zë,” tha ai. “Kameleoni e heq lëkurën e tij, kështu dhe ne duhet të heqim ato që janë mëkat. Bibla na jep një listë të plotë të gjërave që kemi nevojë t’i heqim. Kameleoni vesh një lëkurë të re, kështu dhe ne duhet të veshim një të re me cilësi të perëndishme. Bibla thotë se ne duhet ‘të zhveshim njeriun e vjetër’ dhe ‘të veshim njeriun e ri.’”

“Këtë e kemi mësuar edhe në shkollë,” tha Tedi, “në shkollën e së dielës.” “Sa mirë për ju!” pohoi gjyshi. “Tani… gjyshi juaj ka uri. Çfarë do të hamë për drekë?” Ata u nisën drejt kuzhinës duke qeshur.

A po i heq zakonet e vjetra që janë mëkat… gjëra si ankesat, të ashtuquajturat “gënjeshtra të bardha” dhe largimet nga shtëpia për të për të mos bërë punë? A po vesh cilësitë që e kënaqin Perëndinë… gjëra si mirësinë, gëzimin dhe veçanërisht dashurinë për Perëndinë dhe të tjerët? Lexoje sërish pasazhin e sotëm nga Shkrimi. Kërkoji Perëndisë që të të ndihmojë të zhveshësh gjërat e listuara në të që nuk e kënaqin Atë dhe të veshësh ato që janë të pëlqyeshme në sytë e Tij.

 

 

 

Hiq zakonet e vjetra dhe të keqija !

Gjetja e rrugës
Në formë

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>