Lexo:Hebrenjve 12:5-11

Lea e pa sërish orën. “Kureshtja për të parë orën nuk do të bëjë që koha të kalojë më shpejt,” tha nëna ndërsa po mbushte lavastoviljen me enë. “As rrobat e lara nuk do të palosen vetë.”

Përse nuk mund ta bëj këtë më vonë?” mendoi Lea, duke mbështetur kokën në duart e saj. “Nuk është se nuk do ta bëja kurrë këtë gjë. Unë thjesht doja që fillimisht të shikoja emisionin sportiv në televizor. Tani do ta humbas të gjithin. Dhe për më tepër, jam e dënuar!”

Lea e pa sërish orën. “Mami, a mund t’i palos rrobat ndërkohë që shoh emisionin tim?”

“Jo, Lea. Të thashë t’i palosje rrobat disa orë më parë,” u përgjigj nëna kur po hidhte detergjent në lavastovilje. “Ti kishte gjithë atë kohë për ta përfunduar punën, por zgjodhe të mos e bëje. Tani po vuan pasojat e mosbindjes. Kjo nuk të bën të ndjehesh mirë, por është mirë për ty.” Lea shfryu. “Nuk e kuptoj pse,” u ankua ajo.

“E mban mend atëherë që avioni i babait tënd u ul për shkak të një stuhie?” pyeti nëna.

“Sado që ai donte të vinte në shtëpi, nuk e lejonin në aeroport. Përse mendon se e ulën  avionin?”

“Sepse nuk kishte siguri,” murmuriti Lea. “Kjo është ndryshe. Askush nuk vihet në rrezik nëse rrobat lihen mënjanë.”

“Jo, por nëse unë të lejoj t’i vonosh punët e tua, ti rrezikon të bëhesh e papërgjegjshme dhe dembele,” shpjegoi nëna. “Duke qenë se të dua dhe duke qenë se e dua Zotin, unë bëj më të mirën time me punën që Ai më ka dhënë. Kjo do të thotë se duhet të të mësoj të bësh atë që është e drejtë dhe të të disiplinoj edhe pse është diçka e pakëndshme për të dyja ne. Kjo është pjesë e ndihmës që po të jap për t’u bërë njeri më i mirë.” “Por, mami,” filloi të thoshte Lea, “Unë…” Duke e ditur që nëna kishte të drejtë, ajo ndaloi dhe u ul duke menduar për një çast. Lea psherëtiu. “Më vjen keq, mami,” tha ajo në fund. “Mua nuk më pëlqen të dënohem apo të mos e shoh emisionin tim, por më vjen mirë që më do dhe kujdesesh mjaftueshëm për të më mësuar atë që është e drejtë. Tani do të filloj t’i palos rrobat.”

“Ide e mirë. Të kam xhan, Lea.” Nëna e përqafoi.

“Edhe unë të kam xhan.” Lea filloi të qeshte. “Bëj mirë t’i futem punës. Nuk dua të rrezikoj që të dal pa pantallona nesër!”

Ankohesh kur të disiplinojnë? Perëndia thotë se nuk duhet ta përçojmë disiplinën ose të shkurajohemi prej saj. Perëndia e lejon disiplinën prej dashurisë që ka për ne dhe ndonjëherë, për shkak të vendimeve të gabuara lejon edhe ndëshkimin. Megjithëse ndëshkimi është i pakëndshëm, ji mirënjohës që Perëndia të do aq shumë sa kërkon më të mirën për ty. Ji mirënjohës që prindërit e tu dhe të tjerët bëjnë të njëjtën gjë gjithashtu.

Disiplina është për të mirën tënde !

Për peshkim
Njerëz të uritur

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>